Ronida Hysa

I vodhi pacientit me COVID 60 mijë lekë, lihet në burg infermierja e Infektivit: Jam penduar, e bëra për arsye ekonomike! Tentonte vazhdimisht në bankomate por llogaria s'kishte më para

28 Janar 2021, 11:35| Përditesimi: 28 Janar 2021, 11:52

  • Share

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin, e cila i vodhi 60 mijë lekë nga pacienti me COVID i cili më pas humbi jetën.

30-vjeçarja, Ronida Hysa do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve. Hysi ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen. Ajo ka thënë se e bënte për arsye ekonomike, jetonte me fëmijën 2-vjeç. 

E rwnda e kwsja ngjarje wshtw edhe fakti se ajo vijonte të tentonte për të tërhequr para, edhe pse nuk kishte më para në llogari. 

Hysa u arrestua 2 ditë më parë, pasi u vërtetua se ajo kishte marrë 60 mijë lekë nga pacienti që ishte i shtruar me COVID në Infektiv. 20 mijë lekë Hysa ia kishte marrë në kuletë, ndërkohë që 40 mijë lekët e tjera i kishte tërhequr nga banka, pasi djali i viktimës ia kishte dhënë në vete kartën ku dhe i kishte shënuar edhe pinin.

Një ditë më parë Urdhri i Infermierëve i ka bllokuar licencën e ushtrimit të profesionit, Ronida Hysës dhe më pas në varësi të asaj çka do të vendosin togat e zeza, Urdhri do të mblidhet sërish për të përcaktuar nëse do i hiqet ose jo përfundimisht licenca.

Kjo ngjarje është denoncuar nga i biri i të ndjerit, 25-vjeçari me iniciale F.D. pranë emisionit investigativ ‘Stop’. Sipas denoncimit të 25-vjeçarit, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 20 mijë lekë, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankomati ishin tërhequr 40 mijë me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të COVID-19. Punonjësit e spitalit COVID- 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 20 mijë lekë. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?