I vranë babanë para syve kur ishte 10 vjeç, historia si nëpër filma e të penduarit Tafani! U betua se do merrte hak, lidhja me bandën e Laert Haxhisë

29 Shtator 2023, 16:09| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 18:07

  • Share

Vonë është njohur me emrin Artan Tafani. Sa ishte i mitur, të gjithë në Lushnjë e thërrisnin Marjus i Bashkimit. Deri kur u largua bashkë me nënën e tij, për të jetuar në jug të vendit. I penduari i drejtësisë, vjen nga një jetë traumash. Në 97-n, në lokalin e tyre, tip bilardo, në Stan Karbunarë të Lushnjës, Marjusit, apo Artanit të sotëm, një pendito që rrëfeu bandën e Laert Haxhiut, dhjetra krime, midis tyre 6 vrasje të bujshme, i vranë të atin para këmbëve të tij. Jo më shumë se 10 vjeç, autorët, atëkohë besohej të ishin nga zona e Elbasanit, ish shokë burgu me viktimën Bashkim Tafanin, e kursyen Marjusin. 

“Ai u betua, do të merrte hakun e babait”, thotë një mik i familjes së tij. “Mori goditje, e ëma u detyrua ta merrte me vete, dhe të largohen nga Lushnjë në jug, tek familjarët e saj”, shton ai.

Sot besohet që falë Tafanit, apo Marjusit që u betua për hakun e babait, u zbardhën krimet të rënda, 12 persona u arrestuan, 4 të tjerë po kërkohen. Për më tepër, Laert Haxhiu, edhe ai një ish fëmijë që i dogjën shtëpinë në 97-n dhe i vranë nipin Bledar Haxhiun, armik me Aldo Baren, u zbulua si kreu u bandës me 15 anëtarë, ekzektues dhe porositës vrasjesh. Duket se miqësia mes tyre u vendos rreth vitit 2010, kur Tafani u rikthye përsëri në Lushnjë.

Nga ajo kohë deri tek grabitja e rreth 40 mijë eurove në një Exchange në Astir, në 24 qershor, çdo gjë shkonte mire. Gjurmët e AND gjetur në vendin e ngjarjes, vunë në lëvizje hetuesët, jo vetëm për ta futur Tafanin në kafaz. “Nuk është fort i besueshëm, ka folur shumë, por ne po punojmë, të gjejmë prova për to”, tregon një burim për Report Tv. Makina e gjetur e vjedhur në garazhin e bashkëpunëtorit të tij pas zbardhjes së grabitjes dyshohet se do përdorej në ngjarje të tjera kriminale. Ai u shpall në kërkim 3 ditë më pas, kur u identifikua nga kamerat e sigurisë të garazhdit, ku la rrobat që përdori në krim. Pronari Enio Meçaj u arrestua. Tafani fillimisht lëvizi me biçikletë, më pas humbi gjurmët me taksi.

Me një dokument grek të falsifikuar i shmangej kapjes. Por krahu i armatosur i Laert Haxhiut u arrestua nga forcat operacionale të Tiranës mu pikërisht aty ku dhe nisi jetën e krimit, në Lushnjë. Marjus Tafani u kap një hotel përballë Savrës, në autostradën Lushnjë-Fier. Tentoi rezistencë, por u rrethua shpejt. Menjëherë pas arrestimit u përball me fakte që e tronditën. Atij iu tha se ishin gjetur prova të pakundërshtueshme, jo vetëm për grabitjen në Astir, por edhe për vrasjen e Albi Bashaliut në Peqin, pamje filmike të tij dhe targat e një mjeti. Përballë tyre Tafani u dorëzua dhe nisi rrëfimin që i bëri entuziast hetuesit. 39-vjeçari me vete mbante edhe një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, rreth 200-euro dhe 3 aparate celularë. “Ishte i shkathët dhe paranojak, armën e mbante gjithnjë gati”, thotë i njëjti burim për Tafanin, që aktualisht sot, pavarësisht statusit “i Penduar”, akuzohet për 19 krime, vrasje, tritol, kanosje, e grabitje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushnjari: 30/09/2023 05:42

    Pyesni lushnjaret kush i krijoj bandat ne lushnje Kush u be shefi i komisariatit ne 96_97 pastaj shkruani Pyesni ca roli kishte azemi ne krijimin e dy bandave Dhe ju lutem mos fusni gjak marrjen midis familjeve Kush vrau u vra mbyllni keto historira se do merrni ne qaf te pafajshmit

    Përgjigju
    • poshte pd: 30/09/2023 14:36

      grupi tur dajes dhe camet e lushnjes fierit dhe vlores kane qene te gjithe me PD i organizonte izeti ne fillim pastaj azemi!

  • Iris: 30/09/2023 04:30

    Edhe Gerardo Durdes i vrane vellane e vogel ne Gerdec,por hakun vendosi t'a marre duke u diplomuar per drejtesi e duke i cuar para drejtesise shkaktaret,nuk shkoi te beje vetegjyqesi e kanun e aq me teper te bente krime te tjera pa lidhje me ngjarjen e te kishte miqesi e shoke per koke cdo gango e kriminel qe gjeti rruges si ky Artani/Marjusi qe po perpiqeni te na shisni si viktime i mendesise se venies ne vend te nderit e gjakut e vrasjen e babait te tij si shkaku i pasojes.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 29/09/2023 22:15

    Asnje shanc nuk kishte fshatari killer Laert Haxhiu te vepronte dhe levizte i lire pa ndihmen e policeve te koruptuar dhe bashkepuntore te krimit. Nese nuk zbulohen ata dhe porositesit e vrasjeve kete miun e droguar qe u kap hiqjani statusin e te penduarit dhe kalbeni ne burg.

    Përgjigju
  • Per Bashkimin: 29/09/2023 19:08

    O Bashkim ,çfarë lidhje ka Saliu ketu.

    Përgjigju
    • Bashkimi: 29/09/2023 22:39

      Per ata si ty po flisja. Kur ske mend skupton. Kur ke interes ben sikur nuk kupton

  • Bashkimi: 29/09/2023 17:12

    Eh sali qeni ca i ke bere ketij vendi. E te dalin ato qent e saliut e ta mbrojne e te thone jo po fajin e ka saliu. Jo po edi rama ca po ben. Nuk cbehet me ajo qe ai kerme e komunizmit i ka bere ketij populli.25 vjet kane kaluar e akoma po shofim pasojat e 97

    Përgjigju
  • Sajmir: 29/09/2023 17:11

    Po pse smori hakun po vriste njerez kote. Ik me legenat me metadol me vete. Mjellosha plera njerzit me te pa bese jemi ne lushnjaret, po kush na njehe na di. Plera karbunarsit bejn si te fort dhe ska mare anjeri gjakun e ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?