I vrau të birin në xhami, babai i drejtohet terroristit në gjyq: 'Drejtësia e vërtetë' të pret në botën tjetër

26 Gusht 2020, 20:37| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 20:40

  • Share

Ngjarja e rëndë në Zelandën e Re në mars të vitit 2019 solli vdekjen e 51 personave dhe plagosi shumë të tjerë.

Terroristi Brenton Tuarant duke transmetuar live në rrjetin social, hyri në një xhami dhe qëlloi me armë këdo që gjente përpara.

Viktima më e re e sulmit ishte 3 vjeçari Mucaad Ibrahim. Në gjyqin e organizuar babai i 3 vjeçarit i tha sulmuesit se “drejtësia e vërtetë” e pret atë në jetën tjetër dhe do të jetë shumë më e vështirë se burgu.

"Ju vratë djalin tim, dhe për mua është si të keni vrarë tërë Zelandën e Re. Dije që drejtësia e vërtetë të pret në jetën tjetër dhe do të jetë shumë më e vështirë. Unë kurrë nuk do të të fal për atë që ke bërë", tha Aden Ibrahim Diriye në një deklaratë të lexuar nga një anëtar i familjes në seancën ndaj Tuarant.

Sulmuesi Brenton Tuarant, një 29-vjeçar australian, do të dënohet këtë javë pasi u deklarua fajtor për 51 akuza për vrasje, 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuzë të terrorizëm në sulmin në qytetin e Christchurch, të cilin e shfaqi dhe live në Facebook.

Aktgjykimi mund të jepet të enjten.

Në Zelandën e Re, dënimi më i shkurtër është dhjetë vjet, dhe një gjykatë, për një vepër si ajo e Tuarant, mund të urdhërojë burgim të përjetshëm, pa mundësinë e faljes.

Të mbijetuarit dhe familjet e viktimave janë duke kërkuar ndëshkimin më të ashpër për Taurant.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?