Një gazetare e kanalit televiziv Al-Jazeera, mbeti e vrarë gjatë të shtënave të ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas një deklarate nga ministria palestineze e Shëndetësisë, gazetarja kishte marrë plagë të rënda në kokë.
Ndërkaq Al Jazeera akuzon forcat izraelite për vrasjen e gazetares teksa po ndiqte bastisjen e ushtrisë izraelite në kampin Jenin.
Nga ana tjetër ministria e Jashtme izraelite bëri të ditur se palestinezëve u është propozuar një hetim mjeko-ligjor i përbashkët.