Kronikë

Dy të rinjtë i vënë flakën pyllit me pisha në malin Partizan në Berat! Report Tv sjell videon nga momenti kur ndezin zjarrin para tabelës ‘Mbroni pyjet’

20 Gusht 2023, 16:42| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 19:06

  • Share

BERAT- Dy të rinj i kanë vënë flakën qëllimisht pyllit me pisha në malin Partizan në Berat. Gazetarja e Report Tv, Mimoza Sinanaj ka arritur të sigurojë videon nga momenti kur duken dy të rinjtë që shkojnë me motor në zonë dhe i vënë flakën zonës, e më pas largohen të qetë.

Më të hidhur e bën këtë situatë fakti që zjarri ndizet nga dy të rinj pikërisht në tabelën ku shkruhet ‘Mbroni pyjet’. Vatra e zjarrit u ndez pranë biznesit "Kastel Park", ku flakët e ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke vënë në rrezik bizneset.

Ka qenë vetë pronari i "Kastel Park" i cili ka lajmëruar repartin e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të shuajnë në kohë flakët, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike, rreth 20 punonjës dhe 4 mjete zjarrfikëse.

Pas pak ndërhyrjes, u bë e mundur fikja e zjarrit, ku për pasojë u dogjën rreth 50 m2 shkurre, ferra dhe u përshkua nga zjarri rrethe 20 rrënje pisha.

Ora 18:48
Report Tv sjell videon nga momenti kur dy të rinjtë i vënë zjarrin pishave në malin Partizan

Report Tv sjell video-n nga momenti kur dy të rinjtë i vënë zjarrin pishave në malin Partizan. Siç shihet nga video, dy të rinjtë vijnë me motor, i vënë zjarrin pishave dhe më pas largohen të qetë. Më të hidhur e bën këtë situatë fakti që zjarri ndizet nga dy të rinj pikërisht në tabelën ku shkruhet ‘Mbroni pyjet’.

M.T/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 21/08/2023 04:52

    Nqs jane kapur apo kapen, ata dy plehrat duhet te marrin denimin ne maksimum.

    Përgjigju
  • Iris: 21/08/2023 00:20

    Cigare po pinin,apo donin te hapnin truall qe te ndertonin klub dhe ata,apo donin t'i pakesonin klientelen restorantit aty afer?

    Përgjigju
  • Burg: 20/08/2023 20:01

    Felliqesira

    Përgjigju
  • eli: 20/08/2023 19:38

    Ja u thafte zoti doren

    Përgjigju
  • kollovar: 20/08/2023 16:55

    pse nuk i lini te digjen ata mqira e bqira..qe ne zjarrin e ferrit te shkojne

    Përgjigju
    • Italia si moter: 20/08/2023 19:55

      30 vjet nen drejtimin e pd shqiperise i vune flaken ,brezat e rinj demostrojne sjelljen e prinderve te tyre qe e shkateruan vendin ,lerini te digjen si mjte te pa fete ,qe i shkojne mbrapa salikes ,ju thafte zoti duartatyre qe veprojne ne kete vend te bukur ,qe zoti i dha kete bukuri .

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?