Zjarri në Lushnjë

I vunë flakën sipërfaqes me ullishte në Lushnjë arrestohen 3 'piromanët' (EMRAT)

20 Korrik 2022, 10:52| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 10:55

  • Share

Një sipërfaqe e madhe toke me ullinj u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Lushnjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xhevair Ademi, Xhevdet Sula dhe Besim Dedej pasi kanë ndezur zjarr për djegien e barërave në tokat e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se flakët e zjarrit përfshinë masivet me ullinj në kodrat e fshatit Dushk. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur mbi 30 hektarë ullishte.

Flakët e zjarrit nuk rrezikojnë banesa apo objekte të tjera pasi vatrat e zjarrit janë larg qendrave të banuara. Një vatër me përmasa të mëdha ka qenë në fshatin Thanasaj ku u dogjën rreth 15 hektarë ullishte. Policia dhe grupi hetimor, përveçse ndihmojnë në shuarjen e zjarrit po punojnë për të zbardhur zjarrvënien e cila mendohet të jetë e qëllimshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?