Zjarri në Tomor

Kronikë

I vunë zjarrin pishave të Tomorit, pranga piromanit, në kërkim një tjetër! Një i arrestuar dhe në Cërrik dogji mbeturinat, flakët i dolën nga kontrolli e shkrumbuan pemë frutore dhe vreshta

11 Gusht 2021, 09:43| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 13:01

  • Share

Policia është vënën në kërkim të piromanëve të cilat skuqën vendin e bënë shkrumb e hi mijëra hektarë pyje e kullota në vend. Një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim pasi akuzohen se i kanë vënë zjarrin Malit të Tomorit duke djegur sipërfaqe të mëdha me pisha e kullota.

Arrestohet Majro Çuedari, 35 vjeç, banues në Vëndreshë, Skrapar, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Vëndreshë, ku si pasojë është djegur sipërfaqe e konsiderueshme toke me pyje dhe bimësi të ndryshme. Vatra e zjarrit është aktivizuar në Parkun e Tomorit në lartësinë mbi 1500 m, ndërsa situata po ndiqet nga forcat vendore

Gjithashtu, u shpall në kërkim Besnik Hoxha, 44 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota. Zjarri është vënë 2 ditë më parë, ndërsa flakët fatmirësisht janë në kontroll.

Edhe në Cërrik është arrestuar një piroman, i cili dogji mbeturinat në pronën e tij, por flakët i dalin nga kontrolli duke djegur pemë frutore dhe vreshtat të fqinjit. Ndërsa është shpallur në kërkim në Korçë shtetasi Ropi Ropi, pasi ka djegur 1 hektar sipërfaqe pyjore në fshatin Leshnjë.

Një zjarrvënës është shpallur në kërkim edhe në Tropojë, përkatësisht 66-vjeçari Shpend Demiraj. Ai i vuri flakën një sipërfaqe pylli në afërsi të fshatit të Dragobisë, ku si pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me ah dhe pisha. Gëzim Pali gjithashtu është nën hetim pasi dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel,  ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore.

Autorët e djegies së bimësisë dhe pyjeve nga veriu në jug po shkojnë drejt hekurave. Ndërsa vendi po përballet me flakët prej ditësh, nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin janë arrestuar 17 "piromanë", nën hetim janë vënë 17 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.

Kodi Penal në fuqi parashikon një gamë ndëshkimesh deri në 20 vite burg për autorët e djegies së qëllimshme të pyjeve dhe bimësisë nga Jugu në Veri të Shqipërisë.   Konkretisht, neni 206/a i Kodit Penal, ndryshuar për herë të fundit në vitin 2013, parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe të çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale. Kur zjarrvënia është kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, nga pyll në kullotë, truall etj., parashikohet një dënim me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. 

Ora 12:59
Ndezi zjarr por i doli nga kontrolli, marrin flakë pyjet e Burrelit, nën hetim një person

Një person është nën hetim për zjarrëvënie që më pas dogjën pyjet e Burrelit. Gëzim Pali, banues në Mat,  pasi dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel,  ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Ora 12:06
Tropojë, i vuri flakën pyllit në Dragobi, shpallet në kërkim 66-vjeçari

Një 66-vjeçar është shpallur në kërkim në Tropojë pasi akuzohet për zjarrëvënie. 66-vjeçari i identifikuar si Shpend Demiraj i ka vënë flakën një sipërfaqeje pylli në afërsi të fshatit të Dragobisë. Si pasojë e zjarrit të ndezur është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme  pylli me ah dhe shkurre.

Demiraj akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor".

Ora 11:27
Dogji 1 hektar pyje në fshatin Leshnjë të Korçës, shpallet në kërkim autori

Një qytetar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka djegur një sipërfaqe pylli prej 1 hektar në Korçë. Burime bëjnë me dije se është shpallur në kërkim shtetasi i identifikuar si Ropi Ropi.

Përkatësisht Ropi ka djegur një sipërfaqe pyjore me shkurre e dushk në fshatin Leshnjë, në vendin e quajtur Manastirsht.

Ora 09:54
I vuri zjarrin barishteve në pronën e tij, flakët dalin kontrolli digjen pemë frutore dhe vreshta në Cërrik, një i arrestuar

Një person është arrestuar pasi akuzohet për zjarrvënien në Cërrik,  në fshatin Shtërmen. Mir Ranxha, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, ka djegur disa barishte në pronën e tij dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht, në pronësi të shtetasit V. R.

Ai është arrestuar, ndërsa  akuzohet për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Komento

Komente

  • Iris: 12/08/2021 00:37

    Duhet bere diferencim ne denimet qe do u jepen,midis atyre qe e bejne padashje dhe atyre qe e bejne me qellim.Ne rastet kur ka djegur prona private si vreshta e drufrutore=burg+demshperblim per pronaret e demtuar;ne rast se ka djegur pyje per te hapur kullota=burg+gjobe shume e rende+t'a vene te rimbjelle sip.e djegur,pak nga pak cdo dite deri sa te mbaroje denimin;kur thjesht ka djegur kullota e shkure,ose toka djere=burg+gjobe e rende.Gjoba te renda duhet te paguajne dhe ata qe i punesojne si barinj,mbasi i kane ne pergjegjesi.Perderisa arrestohen personat qe bejne ndertime te paligjshme dhe muratoret qe i ndihmojne,e njejta formule duhet ndjekur dhe per pronaret e kopeve e tufave dhe barinjte qe ata punesojne.por qe ka raste qe djegin pyje e fusha.

    Përgjigju
  • Alniku: 11/08/2021 10:02

    Ky nga bathorja do shtrydhur mirë se kush e dërgoj në Tomor ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?