Kronikë

I vuri flakën mbetjeve të grumbulluara, arrestohet pronari i landfillit në Shkodër! Shkaktoi ndotje të lartë mjedisore (EMRI)

2 Shtator, 10:02| Përditesimi: 2 Shtator, 14:53

  • Share

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi ndezi zjarr në ladfillin privat me qëllim djegien e mbetjeve.

I arrestuari Gentian Gjuhca, pronari i ladfillit privat “Buna Recyclig” ndezi zjarr mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 për të djegur mbetjet e grumbulluara në lagjen “Bahçallëk”. Si pasojë e zjarrit, është shkaktuar dhe ndotje e mjedisit përreth.

44-vjeçari akuzohet për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Shkaktoi ndotje të mjedisit me zjarrin që ndezi për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, arrestohet 44-vjeçari.  

Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për qytetarët, për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, i fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm”, njofton policia.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?