Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi i kishte vënë flakën një sipërfaqe toke me kallamishte. Ngjarja ka ndodhur në një kodër të Spitallës në Durrës. Si pasojë e flakës u dogj një sipërfaqe prej 4 mijë metër katror.
Burime për Report Tv mësojnë se 49-vjeçari është identifikuar si Artur Beqiri, banues në Durrës. Ndaj 49-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr".
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr", shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte”, shkruhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Zjarret në vend, 5 të arrestuar, 1 në kërkim! Dy kushërinj i vunë zjarrin pyjeve në Kreshpan dhe Gjorgos në Fier për të hapur kullota për bagëtitë
SI.E.//ReportTv.al