Autori duke vendosur tritolin lokalit

I vuri tritol lokalit te 'Petro Nini' dhe refuzon të tregojë porositësit, mbetet në qeli Franci Alimi

15 Qershor 2020, 12:02| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 14:09

  • Share

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 28-vjeçarin Franci Alimi, i cili akuzohet për vënien e tritolit në një lokal pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në të gdhirë të mëngjesit të së enjtes kryeqytet.

Gjyqtari Bedri Qori vendosi masën e arrestit me burg deri në përfundim të hetimeve.

Gazetari i Report TV Arsen Rusta mëson se 28-vjeçari Franci Alimi vinte tritol me porosi grupet kriminale në Tiranë, por prej 4 ditësh i riu refuzon të flasë se për llogari të kujt e ka vënë tritolin, ndërkohë që telefoni dhe Facebook i të  riut janë duke u verifikuar nga Antiterrori.

Sipas Policisë Franci Alimi është person me precedentë të theksuar kriminalë dhe i dënuar më parë me 2 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe i arrestuar për veprën penale “Vjedhje".

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?