Erald Pajtani

I vuri tritol një pallati në ndërtim në Shëngjin, Gjykata dënon me 4 vite burg njërin nga autorët

17 Qershor 2022, 09:24| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 09:29

  • Share

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 4 vite burg, Erald Pajtanin i cili në bashkëpunim me një person tjetër në muajin nëntor të vitit 2020 vendosen një sasi eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, në pronësi të Liman Gjokës. I riu nga Fushë-Kruja u gjet fajtor për veprat penale, "Mbajtja pa leje dhe Prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ si dhe ‘Shkatërrim i Pronës me Eksploziv’.

Gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal me 10 vite burg, por duke qenë se i riu përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dënimeve do të vuajë vetëm 4 vite në qeli. Në lidhje me vendosjen e lëndës plasëse në objektin në ndërtim në Shëngjin, ndodhet me masën e sigurisë ‘Arrest në Burg’ dhe Angli Stafuka, çështja ndaj të cilit është veçuar dhe ende nuk ka përfunduar shqyrtimi në themel.

Angli Stafuka dhe Erald Pajtani u arrestuan nga policia pak javë pas shpërthimit me tritol në zonën e Ranës së Hedhur, pasi përmes identifikimit të makinave të përdorura u arrit të provohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin të rinjtë janë autor të kësaj ngjarje. Objekti në ndërtim në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa  shpërthimi i dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Shkak i këtyre ngjarjeve dyshohet të jenë bërë konfliktet e pronësisë në lidhje me truallin ku po ndërtohej objekti disa katësh.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?