Kronikë

I vuri tritol parukerisë në Nikël, arrestohet autori 23-vjeçar

17 Gusht 2019, 09:05| Përditesimi: 17 Gusht 2019, 09:06

  • Share

KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar autorin 23-vjeçar, L.C i cili orët e para të mëngjesit të djeshëm i ka vënë tritolin një parukerie në Nikël të Krujës. Fatmirësisht nga shpërthimi i eksplozivit nuk kishte persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Parukeria ishte në pronësi të Raimonda Shegës dhe kjo ishte e disata herë që i vendosej tritol.

23-vjeçari që kreu krimin në fjalë është banues po në Nikël të Krujës, ndërsa tashmë pritet të dalë para Gjykatës nën akuzat për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv"dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese  dhe i municionit " parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?