VIDEO/ I vuri tritolin lokalit në Rrjoll të Velipojës, arrestohet 28-vjeçari! Momenti kur i maskuar tenton të hedhë lëndën plasëse

13 Gusht, 10:14| Përditesimi: 13 Gusht, 10:35

  • Share

SHKODËR- Erison Gjeka, është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i vuri tritolin lokalit të marrë me qira nga Andis Danaj në 30 korrik në fshatin Rrjoll në Velipojë. Policia thotë se 28-vjeçari ka vepruar në bashkëpunim me një tjetër. Siç duket nga kamerat e sigurisë, i riu i veshur me të zeza dhe më kapuç tenton të hedhë lëndën plasëse para lokalit, por më pas e hedh në taracë.

‘Nga hetimet dyshohet se Erison Gjeka, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, më datë 30.07.2024, në fshatin Rrjoll, kanë hedhur një sasi lënde eksplozive në tarracën e një lokali (bar dhe restorant) në pronësi të Andis Danajt, duke shkaktuar dëme materiale.’- njofton policia.

28-vjeçari i arrestuar, rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushat e krimeve kundër personit dhe pronës.

Në gusht të 2020 Erison Gjeka mbeti i plagosur pasi u qëlluar me armë zjarri në lagjen ‘Skëndërbeg’ në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit. Gjeka mbeti i plagosur bashkë me Ndue Palin, në këmbë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?