Sali Berisha me militantët e tij para SPAK-ut

Politikë

I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme

16 Shkurt, 16:58| Përditesimi: 17 Shkurt, 10:09

  • Share

Të hënën, 17 shkurt 2025) kreu i PD-së, Sali Berisha është thirrur në SPAK për shkak të masës ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj tij nga GJKKO, në kuadër të hetimeve për Aferën Partizani.

Vetëm 3 ditë më parë paralajmëroi një padi për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Prodën, të cilët i akuzoi se kishin lejuar që mbështetësit e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliajt, të ushtronin presion ndaj SPAK e GJKKO-së, Berisha po kërkon të bëjë të njëjtën gjë.

Njerëzit e Berishës po u kërkojnë militantëve demokratë që sot të zbarkojnë para dyerve të prokurorisë speciale në mbështetje të liderit të tyre, njëlloj siç u mblodhën mbështetësit e kryebashkiakut Veliaj.

“Te dashur miq.  Neser diten  e Hene ne ora 9:30 serish Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP it    Ju lutem te mobilizojme  strukturat e degeve per te qene  te gjithe aty      ..Ne ora 9:30 perpara selise SKAP-it  .Faleminderit”,- ka qenë mesazhi drejtuar strukturave të PD-së.

I bindur se ka monopolin e tubimeve në shesh, Sali Berisha më 14 shkurt dha një ultimatum kundër Edi Ramës, duke kërcënuar se, nëse ai do të organizonte një tjetër protestë para SPAK-ut, ai do të hakmerrej me dhunë:

'Mos harroni se Edi Rama dhe Erion Veliaj që organizuan në mënyrën më të turpshme, më kriminale, më të padenjë rrethimin e institucioneve të drejtësisë dhe sulmin fizik ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, mbajtjen peng në ndërtesë për orë të tëra duke mos i lënë për të dalë, kanë kryer gjer në këtë akt, me dhjetëra akte të tjera, për të cilat edhe mund të jenë mbështetur dhe duartrokitur. Me këtë akt, Edi Rama dhe banda e tij, organizata e tij kriminale që kryeson, u dëshmuan shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ata pranojnë një drejtësi që shtrihet tek këmëbt e tyre, që u nënshtrohet atyre. Kurrë nuk kam lexuar, nuk kam dëgjuar, që një shtet, përveç narkoshteteve që të kenë një qëndrim të tillë, të kryejnë akte të tilla ndaj institucioneve të një pushteti tjetër, që në Kushtetutë dhe në parim ndërkombëtar duhet të jetë i pavarur. Janë tejkaluar të gjitha normat. Unë i jap ultimatum Edi Ramës, mos guxo të organizosh protestë tjetër se opozita do të përgjigjet me një kundërprotestë që ti nuk mund ta imagjinosh. Mos guxo, mbaje mend këtë. Po thirrje protestë, do thirret protesta përfundimtare për ty'' tha Sali Berisha

A nuk është ky një qëndrim qesharak me 2 standarde i Berishës, i cili ndryshon sipas leverdisë së tij dhe politikës së ditës? Nëse ish kryeministri e quan presion praninë e mbështetëve të Veliajt para SPAK e GJKKO-së, pse nuk mund të quhet e tillë prania e militantëve demokratë? 

K.M/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ame rika 5445: 17/02/2025 06:03

    Po! EDI RAMA DUHET te MARRE LEJE te Berisha we te BEJE PROTESTA dhe CICIN ?

    Përgjigju
  • s. .r ..berisha: 17/02/2025 05:12

    NUK PYES per burgu une se jam nga tropoja une..edhe 30 vite te me denojne,,, prape nuk caj koken....

    Përgjigju
  • Iris: 17/02/2025 02:01

    E pse ju duket qesharak e me dy standarte?!Ju vete thoni qe ka monopolizuar tubimet ne shesh.Monopolizimi i sheshit e mitingjeve per Berishen eshte baraz me /toke te xame/.Cfare ndodhi me /tokat e xana/? Nga kasolle provizore u kthyen ne vila e pallate e pastaj u legalizuan nga qeveria per te fituar dy vota me shume.Natyrisht dhe ky monopolizim protestash e sheshesh do te /legalizohet/ por kesaj rradhe ne vend te prones do te legalizohet me ndonje pazar politik,ndoshta dhe ne kurriz te drejtesise se pavarur!

    Përgjigju
  • Cubi: 16/02/2025 21:56

    Po mir e ka. Përderisa nuk zbaton asnjë ligj pse mos t'i hakmerret Rames. Beni si them unë mos bëni si bej une.

    Përgjigju
  • beni: 16/02/2025 19:07

    NA LODHET O SPAKU KUR DO DENOHET SALIU PER KRIMET E TIJ...U BENE 1 VIT E GJYSEM TASHME.....

    Përgjigju
  • Zari nga Zvicra: 16/02/2025 18:57

    Hajde Saleh, se ke me vete dhe ate zarin tend Hackaj nga zvicra se po pret per kocken e radhes. I eshte ngritur mendja per karrigen e deputetit dhe ngeli tere kohen ne facebook duke bere postime. Para ca vitesh Veliaj e Rama i dhane dekoraten e ambasadorit te kombit dhe kur pa zari qe nuk mori ndonje karrige, filloi me sulmet ne Facebook. Mjer cfar funderrinash kane ngelur dhe perkrahin PD.

    Përgjigju
  • Beqiri: 16/02/2025 18:42

    Ky ka pjerdh fare.. Duhet te jesh debil te ndjekesh ket monster

    Përgjigju
  • Yyyyy: 16/02/2025 18:39

    Yyyy pis burr, pis maskara

    Përgjigju
  • Ledi: 16/02/2025 18:00

    Ky eshte njeriu me i oa cioe qe ka pa politika shqiptare.Po ti the do kunderpritestojne po erdhen oara Spakut militantet e Veliajt dhe vet ben thirtje militanteve. Coi po qete burrs te prishin protestat me oaqedore te PD dhe doshikoni reagimin. Populli duron por ti e ber bize me shqiptaret

    Përgjigju
    • spektator: 16/02/2025 18:43

      cfare qejfi, ti shohim si do rihen paq per leket e lalit militantet hajvane te te dy kraheve.

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?