Delvinë

I vuri zjarrin një sipërfaqe me ullinj në Delvinë, në pranga një 56-vjeçar

29 Qershor, 17:36| Përditesimi: 29 Qershor, 18:17

  • Share

Një 56-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ditën e djeshme, 28 qershor i vuri zjarrin një sipërfaqe toke me 2300 pemë ullinj,në fshatin Vllahat, Delvinë.

“Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara nga Komisariati i Policisë Delvinë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Q., 56 vjeç, banues në Delvinë”, njoftoi sot policia.

Policia përsëriti apelin për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?