Kronikë

I vuri zjarrin Sarajeve të Toptanëve, autori lëviz ende i lirë, u kap nga kamerat dhe u pa nga qytetarët, por s'është identifikuar

18 Gusht 2021, 11:17| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 11:25

  • Share

TIRANË- Kur kanë kaluar 24 orë nga zjarri qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë, ende nuk ka asnjë person në pranga. Kamerat kanë filmuar autorin, i cili kishte vendosur doreza të verdha që e mbronin atë nga flakët dhe me kapele, teksa nxitonte të largohej në drejtim të Sheshit 'Skëndërbej', por uniformat blu nuk kanë arritur që ta identifikojnë e ta vënë pas hekurave për aktin kriminal që kreu. Autori ka shfrytëzuar pjesën e pasme të "Sarajeve", për të hapur 2 vatra zjarri, duke shkaktuar jo pak dëme materiale në këtë monument kulture.

Ky zjarr u pasua edhe me akuza dhe kundërakuza. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj që drejtoi gishtin nga bashkëpronarët, mes tyre edhe gruaja e Bujar Nishanit, pasi sipas tij e kanë bërë me qëllim që të ndalin shpronësimin dhe krimin e kësaj godine në muze, por ish-presidenti e ka mohuar kategorikisht duke e quajtur si një akuzë kriminale.

Sarajet e Toptanëve u përfshinë mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate nga flakët. Zjarri ishte i qëllimshëm dhe kanë filmuar autorin i cili po vraponte pak pasi ndezi 2 vatra zjarri në pjesën e pasme të Sarajeve.  Pas zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, Sarajet e Toptanëve, monument kulture, do të ruhet nga policia dhe do të bëhet muze. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani.st: 19/08/2021 05:50

    Dihet qe mbrapa eshte Erjon Velia,arsyeja se pse nuk e kane arrestu akoma kte qe vuri zjarrin?!Po mire j beje Saraje fjale qeneferish otomane!

    Përgjigju
  • Cncncnfn: 18/08/2021 09:54

    Po vemja e bashkise tha qe e gjetem autorin dhe i dime politikanet more vemje?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?