Foto ilustruese

Kronikë

I vuri zjarrin sipërfaqes pyjore, arrestohet 61-vjeçari në Fier

10 Tetor 2020, 08:47| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 08:55

  • Share

FIER - Një 61-vjeçar në Fier është arrestuar pasi i vendosi zjarrin një sipërfaqeje pyjore në fshatin Grukë, Seman.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve u bë e mundur kapja e 61-vjeçarit me iniciale S.M. banues në fshatin Levan, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli në fshatin Grykë, Seman.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera, rezulton se ai është autor i dyshuar dhe për ngjarjen e datës 03.10.2020, ku në fshatin Grykë, ka djegur një siperfaqe prej rreth 30 ha me bimësi të ulët dhe pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Fier, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/10/2020 00:12

    Pak paske djegur,vazhdo digj me shume, se aty dine vetem te falin dhe te lirojne,ke dhe bekimin e Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?