Në vitet ’90 zemra sa nuk i çahej! “Nuk rrihet në këtë vend të qelbur! Ambasada, anije, gomone, viza false, çdo gjë vlen veç të largohem nga ky provincializëm, nga këta injorantë, nga këta të prapambetur! Amerika është jashtë!”
Jeta në Francë, Gjermani, Itali, nuk është fushë me lule. Nuk e kuptonin dhe nuk e vlerësonin në Shqipëri, por edhe këta “italjanët”, “francezët”, “gjermanët” nuk marrin vesh. Integrimi nuk është i lehtë, si intelektual nuk e llogarit njeri. Faturat dhe detyrimet duhen paguar, fëmijët duhen rritur, puna në fabrikë si fillim e pastaj shohim e bëjmë. Muaj pas muaji, vit pas viti Arturo, Artur, A’rtur punon, punon në emigracion. Inati me shqiptarët dhe Shqipërinë nuk i ka ikur, por ky inat e mban larg. “Më mirë kallot në duar e kurrizin e kërrusur këtu, se të kthehem tek ata provincialë!”. Por social mediat janë të pamëshirshme: Beni, Arbeni, O Beno ka bërë karriërë, ka vënë pasuri. “Ishte një copë idjoti! Po bën lekë! Po bën karrierë! Unë u kërrusa këtu!” Mendon dhe e vendos: “Amerika e vërtetë është në Shqipëri!”.
Kthehet. Do të bjerë në sy. Bën revolucionarin në një vit që revolucioni është bërë demode’. Disa nuk e kanë harruar: “Eh, Profesor si shkruan ti nuk shkruan njeri! Si flet ti, nuk flet njeri!”. Kurrizi nis të drejtohet, sytë shohin atë që ka humbur në këto 30 vite emigrim: Pushtet, sukses, para’. “Amerikën do ta gjej në Shqipëri!”. Flet, bërtet, kërkon, pretendon, nuk punon. Mërzitet. “Ku marrin vesh këta injorantë. Këta servilë. Këta të paditur. Ky vend nuk bëhet kurrë!” Dhe ikën prap.
Intelektuali dekadent nuk e ka me Shqipërinë. Do ta kishte edhe me Italinë po të ishte italian, edhe me Francën po të ishte francez, edhe me Gjermaninë e Amerikën po të ishte gjerman a amerikan. Ky është i yni intelektual dekadent.
Po. Ka te tille, madje as ja vlen ti permendesh. Por ka me shume nga ata qe kane ikur, kane punuar fort, kane arritur suksesin atje dhe prap e kane mendjen ketu. Shqiperia sigurisht qe ka bere progres ne cdo fushe pervec njeres: meritokracia dhe shancet e barabarta. Ketu jemi shume prapa vendeve te civilizuara.
PërgjigjuShumë i saktë shkrimi i juaj.
PërgjigjuAngry man ku do qe te jete, ne Amerike, Angli, Gjermani, France Itali, do ankohet do qahet. NUk i gjendet dermani ketij lloji sepse ata e kane me veten.E kane me veten por nuk e kuptojne. E fillojne ne Greqi -jo nuk eshte mire ketu, shkojne ne Itali as ketu nuk qenka mire, as ne France nuk eshte mire pastaj shkojne ne Agli as atje kthehen perseri ne Shqiperi ikin perseri. Vetem ankohen e shajne. Shume e sakte jeni!
Përgjigju