Një ngjarje e pabesueshme ndodhi në rajonin e largët dhe malor Kohistan të Pakistanit, ku trupi i një burri, i cili kishte qenë i zhdukur për 28 vjet, u gjet i paprekur brenda një akullnaje që po shkrinte.
Siç raporton BBC, një bari e gjeti aksidentalisht trupin e burrit, i cili edhe pse i pajetë, ishte në gjendje jashtëzakonisht të mirë, me rrobat e tij të ruajtura në mënyrë të përkryer, në të ashtuquajturën "Lugina e Zonjës", në pjesën lindore të vendit.
"Ajo që pashë ishte e pabesueshme. Trupi ishte i paprekur. Rrobat nuk ishin as të grisura", tha për BBC bariu që gjeti trupin, Omar Khan.
Një kartë identiteti me emrin Naseeruddin u gjet bashkë me trupin.
Policia arriti të gjurmonte një burrë që thuhet se ishte zhdukur në zonë në qershor të vitit 1997, pasi kishte rënë në një çarje gjatë një stuhie dëbore.
Komente
