I zhdukur prej 3 ditësh, 72-vjecari vuante nga skleroza! E bija kërkon ndihmën e 'Pa Gjurmë'

17 Qershor 2020, 17:58| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 20:05

  • Share

Një tjetër i humbur denoncohet live këtë të mërkurë në emisionin ’Pa Gjurmë’. Esmeralda Bano denoncoi humbjen e babait 72-vjeçar nga Lushnja. Vasil Bano doli nga banesa 3 ditë më parë më 15 qershor dhe nuk është kthyer më. I moshuari vuan nga skleroza prej tri vitesh. Pak para se të zhdukej i kërkoi vajzës ta falte. Me lot në sy gjatë një lidhje live me skype e bija bën apel për ndihmë.

‘Vasil Bano është larguar në orën 10 e 30 nga shtëpia. Me një palë pantallona ngjyrë ulliri dhe shapkat rozë. Të hënën kam bërë denoncim. Po atë ditë është parë të kalojë pranë varrezave, afro pak metra larg shtëpisë. Ka tre ditë që ka humbur. Babai ka tre vite që vuante nga skleroza. Ditën që u zhduk më tha: A do më falësh ?’, tha e bija, e cila sqaron se edhe pse babai vuante nga skleroza emrin e tij nuk e harronte kurrë.

’Emrin e vet nuk e harronte, që ishte Vasil Bano nuk e harronte. Është hera e parë që është larguar kaq gjatë. Ai njihet nga të gjithë sepse ka punuar shofer. Nuk ka patur asgjë me vete, as një numër telefoni me vete. Nga fiziku është shumë i dobët, pak ezmer. Ka një nishan në faqen e majtë’, rrëfen vajza e 72-vjeçarit.

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:
Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber
Telefon: 0444 17 778
Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?