Viktima, Llazar Palla

Kronikë

I zhdukur prej 5 ditës, gjendet i mbytur në rezervuar i riu nga Berati që s’fliste as s’dëgjonte! I vëllai e kërkonte në 'Pa Gjurmë'

17 Mars 2022, 13:26| Përditesimi: 17 Mars 2022, 13:31

  • Share

BERAT- Llazar Palla 23-vjeçari i cili u shpall i zhdukur 5 ditë më parë është gjetur nga polumbarët e forcës Renea i pajetë brenda një rezervuari në fshatin Sqepur, Dimal.

I riu nga Berati rezulton i humbur që prej datës 12 mars 2022. Ai doli nga oborri i banesës në fshatin Sqepur pasditen e të shtunës së kaluar dhe u zhduk në pak minuta. 23-vjeçari i cili as nuk flet dhe as nuk dëgjon është parë nga bashkëfshatarët teksa zbriste rrugën në të dalë në fshatit.

Mikrofoni i Report Tv shkoi në fshatin ku mbaronte i riu. Njeri prej banorëve të zonës tha se ai ishte një djalë i mirë dhe i fuqishëm dhe i bën përshtypje sesi mund të ketë rënë në rezervuar.,

“ishte njeri i dashur, kur të shikonte të takonte. Nuk e besojmë dot, ishte djalë i fuqishëm shumë. Djalë i ndershëm dhe i pastër. Kishte të gjitha cilësitë e mira. Komunikonim me anë të shenjave.”, tha ai.

Nga ana tjetër një i afërm i viktimës mendon se ai ka kryer vetëvrasjen, megjithëse ende nuk ka prova për një gjë të tillë. Në trupin e 23-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë vëllai i viktimës, Flori Palla iu drejtua emisionit të Report Tv “Pa Gjurmë” për ndihmë, ku edhe tregoi momente e fundit të Llazarit dhe sesi humbi nga sytë e familjarëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?