Foto ilustruese

Kronikë

I zhdukur prej 5 muajsh, 85-vjeçari në Durrës kërkon ndihmë për gjetjen e djalit të tij

17 Shtator, 10:53| Përditesimi: 17 Shtator, 10:54

  • Share

Një 85-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Durrësit zhdukjen e djalit të tij, A. K., 49 vjeç.

I moshuari me iniciale M. K., ka deklaruar se ka humbur kontaktet me djalin e tij 5 rreth 5 muaj më parë më datë 21 prill.

Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi M. K., 85 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin A. K., 49 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?