22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë-Arrëzi prej dy javësh rezulton i zhdukur. Pas shumë kërkimesh, familja duket se është dorëzuar dhe kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e të riut me probleme të shëndetit mendor.
Duke folur për Report TV, me lot në sy, Denis Kola u shpreh se "vëllai im është larguar nga banesa me 13 shtator rreth orës 20:00".
Para se të largohej ai i kishte pohuar të atit se do se do të vije një burrë për ta marrë.
"E ka pyetur babai kush është ai burrë, i ka thënë nuk e njoh!”, tregon i vëllai.
Sakaq, Report TV ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet i riu që del nga pallati.
Ky është momenti kur familja Kola humbi kontaktet me 22-vjeçarin i cili që prej vdekjes se nënës shfaqi probleme të shëndetit mendor, por që as nuk ishte agresiv e as nuk largohej për të mos u kthyer në banesë.
Vëllai thotë se Denisi në momentin e largimit kishte marrë dhe telefonin e babait, por edhe pse telefoni ra gjatë 24 orëve të para pas humbjes ai gjithnjë nuk hapej deri sa u fik.
“Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mendoj se mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim, por mund ta kenë marrë për ta shfrytëzuar ose për t'i hequr organet. Mendoj se dhe mund të ketë ndodhur ndonjë aksident”, shton i vëllai.
Denis Kola shpreson në angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore të paktën për tabulatet telefonike nësë vëllai i tij ka komunikuar me ndonjë person pas largimit dhe pse nuk gjendet qeliza e telefonit.
“Të paktën të zbardhin tabulatet telefonike, ta dime nëse ka komunikuar me ndokend”, tha ai.
Dukshem i lodhur nga kjo situatë Denis Kola të cilit tashmë i ka mbetur vetëm babai shpreson se vëllai i tij të jetë akoma gjallë.
“Shpresoj që ai të jetë gjallë, por dhe po nuk është gjalle, ta dim dhe ne për fatin e tij, mos ta mbajme mendjen tek fakti se çfar ndodhi”, shprehet Denis Kola.
Policia e Pukës bëri të ditur se ka vijuar kërkimet në të gjithë territorin, është bashkëpunuar me komisariatet e tjera dhe po vijon hetimi tashmë në rrugë operative për gjetjen e Elkrist Kolës.
22 vjecari i humbur Elkrist Kola
Komente

VETEM ME POLICINE INTERESOHU....
Përgjigju