Kronikë

I zhdukur prej tre ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në bjeshkët e Domajve

9 Prill, 10:34| Përditesimi: 10 Prill, 10:25

  • Share

Has- Kanë rinisur kërkimet në bjeshkët e bjeshkët e Domajve të Hasit për gjetjen e 27-vjeçarit, i zhdukur që prej 6 prillit.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Benet Beqiri, informon se kërkimet për Ajet Leshin do të bëhen nga banorët e zonës, gjahatarë, policë, ushtria dhe emergjencat civile të Hasit.

Ndërkohë një ditë më parë Shërbimi Kombëtar i Kërkimit Shpetimit Malor i Kosovës njoftoi se e ndërpreu operacionin për të riun.

I riu nga fshati fshati Kishaj u largua që prej mëngjesit nga banesa për të prerë dru në pyll. Po atë ditë 27-vjeçari gjatë telefonoi për ndihmë familjarët dhe pas kësaj telefonate që prej tre ditësh ende nuk ka gjurmë të tij, pavarësisht kërkimeve me helikopter e dron.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?