Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me 5 vite burg për Enertila Beqjan, e cila mashtroi përgjegjësin e postës në Manëz, duke i zhvatur 6 milionë lekë.
Pas një hetimi 7-mujor, u konstatua se vajza nga Manza kishte përdorur 30 profile të rreme në ‘Facebook’ me foto artistësh dhe modelesh të huaja, derisa kishte arritur t’i prishte mendjen përgjegjësit të postës, Barush Ahmatajt, duke i premtuar martesë.
Kështu, Beqja arriti të përfitonte prej tij të mira materiale si veshje, materiale ndërtimi, elektroshtëpiake, që kapnin vlerën e 6 milionë lekëve të rinj.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria e Durrësit kërkon 5 vjet burg për Enertila Beqajn,vajzën nga Manza e Durrësit që mashtroi përgjegjësin e postës të qytezës së vogël dhe arriti ti zhvasë 6 milion lekë (të rinj).
Prokurori i çështjes, Drini Pali, ka kërkuar 5 vjet heqje lirie për Beqajn me akuzën e përfitimit me anë të mashtrimit të shumave të parave dhe të mirave materiale që vijnë prej tyre.
Hetimet për këtë ngjarje kanë zgjatur 7 muaj dhe u konstatua se vajza nga Manza kishte përdorur 30 profile në fb me foto artistesh dhe modelesh të huaja. Kështu ajo arriti që t’i prishë mendjen përgjegjësit të postës së Manzës, Barush Ahmataj, duke i premtuar martesë me të. Ajo arriti të përfitojë prej tij të mira materiale si veshje, materiale ndërtimi, elektroshtëpiake etj me vlerë 6 milionë lekë (të rinj).
Edhe pse avokatja mbrojtëse e Beqajs kërkoi që në sallë të paraqitej i dëmtuari Ahmataj e të dëgjohej fjala e tij, kjo kërkesë nuk është pranuar nga relatori i çështjes gjyqtari Petraq Curri. Në seancën e radhës pritet që Curri të shpallë vendimin për këtë proces. Ndërkohë që dosja do të kalojë më pas në apel dhe në gjykatën e lartë.