Emiljana Kola, Prendusha Kola dhe Sidorela Kola

Del FOTO/ Humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në dush, kush është mamaja dhe dy vajzat që vdiqën në Fushë-Arrëz

30 Maj 2022, 09:51| Përditesimi: 30 Maj 2022, 10:45

  • Share

PUKË- Një tragjedi familjare ndodhi dy ditë më parë në Fushë-Arrëz, ku nëna me dy vajzat humbën jetën aksidentalisht, pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa Report Tv ka siguruar foton e tre viktimave, Prendusha Kola, 43 vjeç, Sidorela Kola, 19 vjeç dhe Emiljana Kola, 16 vjeç.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi të treja vdiqën për të shpëtuar njëra-tjetrën. Kjo pasi një nga vajzat po lahej në dush dhe dyshohet se e zuri korrenti. Për ta shpëtuar shkoi e motra e pas saj shkoi edhe e ëma, por që fatkeqësisht ndërruan jetë të treja.

I plagosur nga kjo ngjarje mbeti edhe djali, i cili tentoi të shpëtonte dy motrat dhe nënën, por fatmirësisht arriti që të shpëtonte.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Torikeqi: 30/05/2022 19:13

    U prefshin ne paqe. Zoti qofte me to. Zot I plotfuqishem, krijues I gjithesise, jepu paqe ketyre femrave qe nuk e gjeten paqen ne toke. Jepi force babait/bashkeshortit dhe djalit. Jesus force dhe bej qe te ecin ne rrugen tende o At. Ndihmoje Shqiperine o At. Ndihmoje te vijne njeresit e duhur ne krye.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?