Kronikë

I zuri vendin e punës si roje nate, fieraku e plagos me thikë, 60-vjeçari i mbuluar në gjak në spital/FOTO

4 Korrik 2018, 19:25| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 19:44

  • Share

Një 60-vjeçar është goditur me thikë pasditen e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Fierit. Petraq Gjika ka marrë plagë në dorë dhe bark, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Autori është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se 2 personat njiheshin.

Petraq Gjika kishte filluar punë si roje nate në një lokal, pikërisht në vendin e personit që e plagosi.

Burime informacioni pranë policisë së Fierit pohojnë për Report Tv se ky mund të jetë shkaku i ngjarjes.


(Personi i plagosur me thikë në spital)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?