Nënë Tereza

'Ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjes së të varfërve', Ambasada e SHBA kujton Nënë Terezën në 8-vjetorin e Shenjtërimit

5 Shtator, 09:21| Përditesimi: 5 Shtator, 09:25

  • Share

1725521037_nenetereza.JPG

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, një mesazh ka ardhur edhe nga Ambasada amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shkruan se Nënë Tereza ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes.

Më tej, postimi i ambasadës, kujton shprehjen e madhe të shenjtores shqiptare: Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime.

'Sot, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, në nder të Nënë Terezës, shenjtores me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe përkujdesjes. Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën e saj Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshim, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: "Unë e vetme nuk mund të ndryshoj botën, por mund të hedh një gur nëpër ujëra për të krijuar shumë valëzime".', thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.


Lajmi kryesor:

8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Begaj: Model frymëzimi! Rama: Gruaja e paqes në botë


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?