Kronikë

Ia morën valles në mes të autostradës së Laçit, vihen nën hetim dhe gjobiten 4 dasmorët që krijuan kaos në trafik! U bllokohen makinat luksoze (VIDEO)

24 Gusht 2021, 15:42| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 16:27

  • Share

Identifikohen dhe vihen nën hetim 4 dasmorët që bllokuan autostradën e Laçit duke kërcyer në mes të rrugës pasi kishin shkuar të marrin nusen.

Blutë e Lezhës bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht katër persona nga mosha 21 deri në 45 vjeç në lidhje me incidentin, ndërsa akuzohen për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin.

Në kuadër ta masave për këtë ngjarje, janë bllokuar edhe katër automjetet e personave të proceduar dhe janë vendosur gjoba që variojnë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë. Videoja ku dasmorët ndalojnë në mes të rrugës dhe hedhin valle, u bë virale në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Mbikalimit të Patokut, ndërsa drejtuesit e mjeteve u penguan për disa minuta në trafikun e krijuar si pasojë e ahengut. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.      

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë, kanë identifikuar dhe proceduar penalisht 4 drejtuesit e mjeteve, të cilët penguan lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera duke bllokuar rrugën me mjetet e tyre të përgatitura për një ceremonie martesore dhe prishën rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë. Gjithashtu, shërbimet e Policisë bënë bllokimin e 4 automjeteve, si dhe proceduan administrativisht  drejtuesit e tyre.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek "Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve.  

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishja e rendit dhe qetësisë publike". Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.      

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Komento

Komente

  • Italia: 24/08/2021 15:41

    Po si nuk i vijn turp ketyre malokeve te mutit. Si ka mundesi qe bllokon te tere nje rrug si gangestera, po si kur te ket pat na njeri qe e ka pat me urgjenc ne spital? Ah moj shqiperi ah. Ketij me audin e barth me targa italiane EK883VB me 200 mij kilometra ben si i pasur, hajde provoje bej nje gje te till ne itali se ta tregon policija ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?