Ia nisën! Mjekët dhe infermierët shqiptarë në krye të detyrës krah kolëgëve italianë kundër COVID-19 (FOTO)

1 Prill 2020, 20:51| Përditesimi: 2 Prill 2020, 08:13

  • Share

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kanë nisur nga puna në front të parë në luftën kundër COVID-19 përkrah kolegëve të tyre në spitalin e Brescias në Itali.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e tyre gjatë momenteve të punës teksa dërgojnë edhe një përshëndetje për popullin shqiptar që i ka mbështetur në misionin e tyre fisnik.

“Sot është një ditë e veçantë për infermierët e ekipit tonë mjekësor që po shërbejnë në Breshia, në një prej zonave më të goditura të Italisë së veriut nga COVID-19. Sapo kanë nisur punën në krah të stafit mjekësor italian në shërbim të pacientëve në spitalin civil të Breshias.FORCA”, shkruan ministrja. 

Ora 02:03
Plotë energji dhe entuziazëm infermierët shqiptar nisin punën kundër COVID-19, Manastirliu publikon videon: Forca! Jeni krenaria jonë!

20 infermierët shqiptar të nisur drejt Italisë për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19 kanë filluar sot punën për t’iu ardhur në ndihmë të infektuarve në Spitalin Civil të Breshias.

Lajmi është bërë me dije nga ministrja Manasterliu, e cila përmes një video të postuar në Twitter tregon se si janē pritur infermierët nga stafi mjekësore atje.

“#Forca #Jeni Krenaria Jonë”, përmbyll mesazhin Manastirliu.

 “Me energji dhe entuziazëm kanë nisur punë sot në spitalin civil të Breshias ekipi i infermierëve shqiptarë, krah stafit mjekësor Italian. Drejtuesi i spitalit dr.Mauro Ricca i ka mirëpritur e falenderuar për kontributin në këto ditë të vështira.#Forca #JeniKrenariaJonë”, shkruan Manastirliu.

(kliko për të parë videon e plotë)

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 02/04/2020 15:40

    Perendimi kerkon disipline ne pune dhe jo si ne shqiperi pirje kafe ne orar te punes.Shpresoj se do ta kuptoni.

    Përgjigju
  • Ali brahimi gjirokaster: 02/04/2020 01:46

    Lejini fotot po beni punen e na nderoni respekte ali brahimi gjirokaster ish mjek infeksionist dale ne pension

    Përgjigju
  • Torino: 01/04/2020 21:58

    Me faqe te bardhe dhe paci vetem fat!Na keni bere krenare.Askush vec nesh nuk e ndien perzemersine e nje populli te tere,deri dhe matteua(me shkronja te vogla) duket nderroi mendim per ne!Faleminderit dhe 1000 here faleminderit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?