Lufta në Ukrainë

Ia premtoi në Konferencën e Donatorëve, qeveria shqiptare merr vendimin: 1 milionë euro ndihmë për Ukrainën

10 Qershor 2022, 14:04| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 14:17

  • Share

Qeveria shqiptare ka mbajtur premtimin që dha në Konferencën e Donatorëve. Ditën e sotme, doli vendimi i Këshillit të Ministrave për të ndihmuar qeverinë e Ukrainës në shumën një milion euro pas krizës humanitare që ka përfshirë vendin, pas sulmit nga ushtria ruse. Në total, 6 miliardë euro janë mbledhur nga konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar të enjten. Vendet perëndimore janë angazhuar t'i qëndrojnë pranë Kievit për ringritjen dhe rindërtimin.

E pranishme në tryezën e konferencës së Donatorëve, ishte edhe Shqipëria, që dha kontributin e saj me 1 mln euro. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se vendi ynë është ndër të parat vende, i cili i ka ofruar Ukrainës, ndihmë ushtarake si dhe ndihmë për pranimin e refugjatëve. Kemi mbështetje maksimale për Ukrainën, tha kreu i qeverisë, ndërsa uroi që t’i jepet sa më shpejt fund luftës.

‘Do të kemi mbështetje maksimale për Ukrainën. Ne kemi qenë ndër të parët që kemi dhënë kontributin tone edhe ndihmesën sa i takon forcave të armatosura. Kemi qenë edhe ndër të parët që kemi pritur refugjatët ukrainas. Do japim kontributin tomë me armë e municione. Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama në Konferencën e Kryetarëve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

"Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?