Për herë të tretë Milan dhe Ibrahimovic kanë firmosur një kontratë bashkpunimi. Pas dy herëve të parë ku Zlatan firmosi si futbollistë, këtë herë suedezi ka pranuar të jetë këshilltar i lartë i drejtuesve të klubit, kompanisë RedBird dhe konkretisht i presidentit Cardinale.
“Dashuria ime për kuqezinjtë nuk do të përfudojë kurrë. Po shkoj në shtëpi,”-është shprehur Ibra fillimisht për këtë aventurë të re në rang drejtuesi e jo më në fushën e blerët, ku në fund të sezonit të kaluar vari këpucët në gozhdë. Ndërkohë presidenti i Milanit Cardinale ka pohuar se ‘ta kemi Ibrën në shtëpi është shumë e rëndësishme’.
42-vjeçari në dy periudha të ndryshme me Milanin ka arritur të fitojë Seria A, ndërsa rikthimi i tij sipas shumë tifozëve do të ndikojë që skuadra të kthejë rrugë në këtë moment të sezonit. Aktualisht Milan është në vendin e tretë në Seria A me 9 pikë më pak se Interi kryesues.
Nëpërmjet Ibrës Milan kërkon të rrisë imazhin e klubit në botë, pasi 42-vjeçari është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale. Ai numëron 132 milionë në të gjithë platformat.