Ibrahim Lici u kap në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin

19 Shkurt, 09:41| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:41

  • Share

Prokuroria e Shkodrës i ka përcjellë materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pas kësaj pritet që ministria e Drejtësisë t'i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

Ashtu siç ishte përfolur për vendodhjen e tij pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Ibrahim Lici u arrestua në Turqi.

Agjentët e antikrimit në Shkodër, kishin siguruar informacion se i shumëkërkuari Lici fshihej në Turqi. Pas kësaj, Interpol Tirana ka bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e tij. Lici u vu në pranga kur Policia turke finalizoi operacionin policor të koduar “Jehona”.

Por menjëherë pas publikimit të lajmit, Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit deklaroi nga Turqia se ky i fundit nuk është arrestuar nga policia, por është vetëdorëzuar me qëllim për të kërkuar azil në shtetin turk për shkak se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri. Ai thotë se e nuk është e vërtetë se Ibrahim Lici është arrestuar dhe shton se i vëllai i tij është i pafajshëm dhe nuk ka kryer asnjë vrasje.

Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kiraskiras: 19/02/2024 13:50

    Me këtë duhet të merret SPAK sepse është dënuar një herë për organizatë kriminale që t'i lajë duart një herë e mirë se e ka qelb një qytet të tërë! ./.

    Përgjigju
    • I drejti: 19/02/2024 15:17

      Me ken ti e shokt e tuje sa gjysa e kams e ktij djal kishte ken shume ma mir Shkodra

  • 313: 19/02/2024 13:32

    ne pi.. te asaj kaçurrelses vafsh mor ibrahim se e vrave endrin mas shpinet djale i pa bese familje spijujsh po me vjen keq tesh per muhamedin e ke lan jetim se edhe i marr asht per topesh kan me ta marr zvarr ne shkoder tesh

    Përgjigju
    • Car thu o trim: 20/02/2024 16:38

      Mor fmiaq gagaq , qa rrin e shkrun, i vllai i ka vdek asmerit, mos permen njerz qe stkan faj po veji gishtin krytit e mos ha m.. shu

    • O asmer trimi: 19/02/2024 14:04

      Nuk te shkon me fol kshu mar vlla me vra njerz prej frike e me ja faturu hasmit se ske qa me i ba nuk ban kshu mar asmer trimi po hajt se edhe fatbardhin e andisin e tan fisi ka me tu shu pa merak edhe at vlla sakat q ke ne shpi ske me e gzu

  • Shkodra: 19/02/2024 10:54

    Prokuroria shkodres nuk ja ma permend dot emrin Jo te kerkoje denim per Ibrahimin ..

    Përgjigju
    • Or tej: 19/02/2024 11:54

      Socialistat ne Shkoder e kane marre seriozisht sic duket or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?