Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugova dhe shqiptarët

21 Janar 2021, 14:34| Përditesimi: 21 Janar 2021, 14:45

  • Share

Ibrahim Rugova mbylli të shtunë në mesditë, misterin e tij më të madh, jetën. Me gjithësej tri fjali që shpjegonin dogmën e misionit të tij, ai nguliti në mendjen e shqiptarëve dhe Perëndimit, rrugën paqësore, shtetin e pavarur të Kosovës dhe vlerat perëndimore të shqiptarëve. Askush me kaq pak fjalë, kaq pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk do të kishte arritut atë që arriti ai.

Miliona shqiptarë që janë të prekur sot nga ky lajm, janë ende të shokuar nga pamundësia që patën për të konsumuar atë histori që Ibrahim Rugova prodhoi për kombin e tyre në 16 vite.

Miliona ballknas dhe evropianë, po ashtu do ta kishin të pamundur të besonin se një individ i vetëm me vizionin e tij origjinal do të prodhonte një histori të re për vendin e vet, duke mundur prodhimet shekullore të miteve dhe historisë së Ballkanit.

Për 16 vite jetë politike, ai ndërroi tërësisht raportet e Kosovës me fiqnjët dhe perëndimin, çmontoi një sistem të tërë që prodhonte histori, politikë dhe vizion negativ për shqiptarët.

Kur ballkanasit e ish Jugosllavisë, rrëmbyen armët dhe nisën luftërat për pavarësi në fillim të viteve 90-të, Ibrahim Rugova arriti të izolojë Kosovën nga konflikti i përgjakshëm me një kurajo dhe vizion, i cili funksionoi.

Ky vizion i dha Kosovës aleatë perëndimorë para fillimit të luftës, u dha shqiptarëve emër të mirë para përplasjes finale, i dha shoqërisë së Kosovës shanse për solidaritet para fillimit të masakrës, dhe mbi të gjitha i dha një orientim të ri çështjes shqiptare në Ballkan, duke e reformuar atë nga një çështje e pambyllur e “Bashkimit Kombëtar”, në një çështje të formimit të shtetit të Kosvës si shtet i pavarur.

Ky vizion po ashtu shpërbëu në pak kohë mitet serbe për Kosovën, dhe çliroi energji të reja edhe në Serbi, për të kuptuar se Kosova nuk është betjea e tyre për jetë a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinë e tyre.

Nuk jam i sigurtë nëse shqiptarët e Kosovës e pranuan, si vizion, apo si opsion, projektin e Rugovës, por u pa qartë se në fund ata e pranuan atë si fat.

Ai nuk jetoi gjatë, por pati aq kohë së të vdiste i pajtuar me të gjithë ata që i janë zemruar gjatë jetës për rugën e tij. Dhe iku pak kohë para se sa shqiptarët ta prekin me dorë produktin e jetës së tij politike, pavarësinë e Kosovës.

Nuk jam i sigurt se shqiptarët zgjodhën Rugovën në fillim të viteve 90-të për t’i përfaqësuar, por jami sigurt se Rugova zgjodhi rrugën e duhur për t’i shpëtuar shqiptarët dhe për t’i bindur ata për rrugën që duhet të ndiqnin. Ndaj ata e pranuan atë si një simbol.

1. Paqja si fuqi

Në mes të viteve 90-të, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartë për paqen që po prodhonte. Brenda LDK-së, brenda Kosovës, por dhe në Shqipëri, duket se kishte një lloj paqartësie për fuqinë e rrugës së tij. Kishte presion për më shumë veprim, dhe ndoshta për organizime klandestine ushtarake. Në një prej qëndrimeve të tij të shkurtëra në Shqipëri, në korrik të vitit 1995, e pyeta miqësisht Ibrahim Rugovën në Durrës, përse nuk u hapte rrugë elementëve më radikalë.

Ishte një njeri që t’i zhvlerësonte të gjitha pyetjet pompoze dhe sidomos përpjekjen për t’i dhënë mend. Por atë moment u bë serioz.

– Nuk mund të bëj ushtri në një vend të pushtuar, tha. Kemi zgjedhur rrugën tonë dhe do t’i mundim.

Ngela keq nga serioziteti i tij. Dhe kisha një mister të madh se si ky njeri arrinte të bindtte të huajt për këtë që thoshte. Ju luta të shpjegonte privatisht se si ja ekspozonte ai të huajve çështjen e Kosovës. Cili ishte fjalori? Cilat ishin faktet?

Po më dëgjonte pa shumë bezdi dhe unë përfitova t’ia ilustorja pyetjen me takimin e para disa ditëve që kishte pasur me Sekretarin Amerkan të Shtetit Uoren Kristofer.

– Thjeshtë ua them. U tregoj që ka pas masakra mbi popullsinë civile. U them që janë mbyllur shkollat dhe universitet dhe ne i kemi hapur ato në shtëpi private dhe jemi vetogarnizuar t’i paguajmë. U them se po kështu kemi hapur shtëpi shëndeti për shqiptarët se janë të diskriminuar nga qeveria e instaluar serbe. Dhe u tregoj se kemi fuqi dhe ndërtojmë një shoqëri tonën, duke prezantuar rrugën paqësore.

Në të vërtet për mua ato ishin fjali të rëndomta, por misteri dhe simpatia që ato ngjallën në kancelaritë perëndimore ishin të pashpjegueshme. Kancelaritë panë tek kjo filozofi e thjeshtë mundësitë e një shoqërie për t’u vetorganizuart dhe sinqeritetin e një lideri pacifist.

Këtë vizion nuk mund ta kishte kurrë një njeri normal, një shqiptar “me gjak” si gjithë të tjerët. Për këtë arsye them se Rugova ua imponoi si fat shqiptarëve këtë rrugë, rrugën me kosto më të lirë për të prodhuar një histori të re të tyre.

Kam frikë se askush tjetër nuk do të kishte zgjedhur atë rrugë që prodhoi fuqinë relae të shqiptarve përmes paqes. Për të përmbysur historinë që serbët kanë prodhuar për shqiptarët në Perëndim duhen qindra katedra historie.

Opsioni i Rugovës i bëri të pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarët dijnë të bëjnë një histori tjetër nga ajo që është thënë për ta.

Për të përmbysur fuqinë diplomatike të ish Jugoslalvisë në botë duheshin me dhjetra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbështetjen jo vetëm të miqëve të kombit shqiptar, por përmbysi vizionin e miqëve historikë të Serbisë për shqiptarët dhe Kosovën.

Për të mundur ushtrinë jugosllave, shqiptarët nuk do të mundin dot sikur të mobilzoheshin të gjithë si komb, por vizoni i Rugovës dhe aleancat e tij bënë që në dispozicion të kauzës së tij të vihej ushtria më e madhe e botës, NATO e cila ishte pjesë e një prej tri fjalive të Ibrahim Rugovës për 10 vitet e para të tij.

2. Sinqeriteti kundër ëndrrës së shqiptarëve për Bashkim

Ibrahim Rugova është i pari që ka formuluar në mënyrë të siqnertë tezën për pamvarësi të Kosovës. Prej Kongresit të Berlinit shekullin e 19-të e deri në mes të viteve 70-të, ëndrra e shqiptarve ka qenë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Opsioni i pavarësisë së Kosovës shihej realisht si hipokrizi. Ibrahim Rugova është udhëheqësi i parë shqiptar që e ka këtë tezë të sinqertë. Ai e kishte të modeluar në vizionin e tij pamvarësinë e Kosovës dhe punoi gjatë ta vizatonte atë për shqiptarët. Ka shumë histori vulgare me simbolet e tij me gurët që dhuronte dhe flamujt që qëndiste, me himnet që prodhonte dhe traditat kosovare që donte të ringjallte, por kjo vinte pik së pari se në atelien e tij politike, modelohej sinqerisht një Kosovë e pavarur. Për shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë ky është një opsion politik, por jo i sinqertë. Për Ibrahim Rugovën ky ishte një opsion i sinqertë. Ai e respektonte Shqipërinë por kurrë nuk bëri asnjë gjest që të provnte se ishte nën ndikimin e saj. Ai ishte një indipendentist natyral që refromoi platformën e shqiptareve për Bashkim Kombëtar. Ai prodhoi një histori të re për çështjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovën e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare në Ballkan.

3. Vlerat perëndimore

Rugova po ashtu prodhoi dhe një histori të re të lidhjeve shpirtërore të Kosovës me Perëndimin, Përkushtimi i tij ndaj vlerave kristaine të Evropës, toleranca e tij proverbiale ndaj kundërshtarëve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonës së Nënë Terezës dhe Papës, e ktheu çështjen e aleancës së Kosovës me Perëndimin, në një betejë të re të tij. Në asnjë shoqëri imponime të tilla si ajo që Rugova i bënte shoqërisë së Kosovës nuk dot ë kalonin pa probleme. Në asnjë shoqëri me shumicë myslymane, predikimet për konvertim në katolicizëm dhe shkuarja drejt rrënjëve kristaine të Evropës nuk do të kishte kaluar pa probleme për një lider. Për Ibrahim Rugovën këto kaluan jo vetëm pa probleme, por me një misticizëm, i cili ka çaramtosur çdo zë kundër tij. Ky dimension e bëri atë po ashtu një lider të pranueshëm edhe për qytetarët jo shqiptarë të Kosovës. Ai është lideri që e pranoi Kosova, që ai, vizatoi në mendjen e tij.

***
Ibrahim Rugova iku. Me po aq qetësi sa përballoi gjithë betejat e pamigjinueshme politike dhe historike, përballoi dhe sëmundjen e qartë të tij. Aq të bukur tentoi ta bënte ikjen, sa shumë kush, nisur nga magjia politike e tij, filloi të besonte dhe tek magjia biologjike e mundjes së kancerit të mushkërive.

Për vite të tëra sa herë kam pas rastin ta takoj atë dhe t’i vizitoj si gazetarë miqtë dhe armiqtë e tij, më ka injoruar përshkrimin që i kanë bërë.

Nuk kam dëgjuar asnjëherë të pranojë dhe të shprehet për kundërshtarët për kritikët dhe ata që e sulmonin.

Nuk jetoi gjatë, por tashmë shikoj se dhe kaq pak jetë sa pati, i mjaftoi t’i bindte të gjithë se kishte të drejtë. Iku gati pa asnjë armik, pa asnjë kundërshtar, pa asnjë rival dhe kam frikë, pa asnjë pasardhës.

Siç mund të ikte një i dërguar i zotit për shqiptarët.

*21 janar 2006

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • franci: 22/01/2021 07:38

    o Mero...e ke zene me Kosovaret tani punen...te ka levizur busulla?

    Përgjigju
  • Leka i Madh: 21/01/2021 18:19

    Po ky a asht vërtet Nipi o Filo Nazistit Xhaferr Deva???!!!..Krye çetniku i SS,apo krye Hajna Terrorist..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?