Ibrahim Rugova

Ibrahim Rugovën nuk e përbuzi Erjon Velijaj – ne e shpallëm tradhtar atë

6 Shkurt 2023, 20:52| Përditesimi: 6 Shkurt 2023, 20:55

  • Share

Ibrahim Rugovën e kanë shpallur tradhtar në Kosovë! Kush tjetër pos Hashim Thaçit dhe ndjekësve te tij. Ibrahim Rugovën, e kanë lënë mbi dhe, Garda e TMK-se e udhëhequr nga Nuredin Lushtaku. Ibrahim Rugovën, e kanë lënë pa para gjate viteve ’90 qeveria e udhëhequr nga Bujar Bukoshi. Ibrahim Rugovën, e kanë anatemuar shumica e elitës në Kosovë. Por, populli e deshi, e vlerësoi dhe e ngriti aty ku e kishte vendin.

Debati për “shkurtimin” e “Ibrahim Rugovës” në Tiranë është politik. Rruga “Ibrahim Rugova”, po përdoret si mjet për ta sulmuar Edi Ramën nëpërmjet një vendimi të kryetarit të Tiranës, Erjon Velijaj.

Rruga “Ibrahim Rugova” në Tirane ka një histori. Emrin asaj ia vendosi në vitin 2012, Lulzim Basha, sa ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Paraprakisht, kjo rrugë kishte një emër. Quhej “4 shkurti”. I dedikohej dëshmorëve te Luftës “Nacional Çlirimtare”.

Pikërisht në atë rrugë, më 4 shkurt të vitit 1943 janë ekzekutuar 80 persona nga Italia fashiste. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë.

Velijaj, e shkurtoi këtë rrugë. E ndau një pjesë për dëshmorët e 4 shkurtit dhe një pjesë e la në emër te Ibrahim Rugovës.

Kjo rrugë që tashmë është ndarë në dy emra është fiks 750 metra. Fiks dyfishi i tri shesheve në qendër të Prishtinës – nga “Ibrahim Rugova” deri te “Zahir Pajaziti”, brenda te cilit janë edhe sheshet me emrin e Skënderbeut dhe Nënës Terezë.

Ne nuk kemi asnjë dëshmi që Velijaj e bëri me qellim këtë veprim për ta poshtëruar, Ibrahim Rugoven, duke e rikthyer emrin në një pjesë të rrugëve në nderim të jetës dhe veprës së 80 partizanëve shqiptarë.

Edhe po të donte, Velilaj nuk do ta poshtëronte Ibrahim Rugovën më shumë se ne, që e shpallëm “tradhtar”, e lamë mbi dhe, e lamë pa para në kohën kur drejtonte një popull të pambrojtur.

Duke e sulmuar, Erjon Velijajn me “Ibrahim Rugovën”, nuk munden t’i fitojnë zgjedhjet demokratët.

Sepse po të ndodhte kështu, sot LDK-ja e themeluar nga Ibrahim Rugova do të ishte në pushtet e jo, Albin Kurti, që e urrente aq shumë atë.

Sidoqoftë, Tirana ka dy rrugë me emrin e Ibrahim Rugovës. Ndërsa, Prishtina në vetëm 643 metra shesh, ka katër emra personalitetesh – “Ibrahim Rugova”, “Skënderbeu”, Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 07/02/2023 11:13

    Jo ore Velijaj nuk e ka shpallur te keq Presidentin Ibrahim Rugoven,Po e nderoi me emrim te asaj rruge ne qender te Tiranes, qe barte emerin 'Maskrra e 4 Korrikut",ku disa "partiot" sic i quajme ne ketu, vrane 84 qytetare te -paarmatosur civile shqiptare,Tash per mos me ju humb gjurmet te viktimizuarve nga "patriotet",velijaj ndau rrugen nje pejse prap emerto "Ibrahim Rugova",pjesen tjeter riktheu Masakra e 4 Korrikut"eshte fjala per vitin 1944.Mos u shqetesoni nga ruajtja e vleres andej Drini.

    Përgjigju
  • GOLI: 07/02/2023 09:07

    TE TERE PETRIOTET E ÇESHTJES SE TROJEVE TE OKUPUARA SHQIPETARE U BURGOSEN DHE ME PAS U VRANE...E ÇNA DOLI KY -I. R. - NA DOLI GJALLE NE PREHRIN E ÇETNIKEVE. ....ESHTE FARE E QARTE SE KUSH NA KA QENE KI I.R.

    Përgjigju
  • Mali: 06/02/2023 21:03

    Te drejte ka zoteria. Kot i bihet me qafe Erjojit dhe Edit. Krim tu luhasesh tensionin atyre! Policia te marre masa dhe arrestoje kedo qe luhat tensionin e udheheqesve tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?