Delina Ibrahimaj në takim me bizneset

Ibrahimaj takim me bizneset që kanë përfituar pagën e luftës: Uroj ta kalojmë sa më parë këtë situatë

29 Maj 2020, 13:25| Përditesimi: 29 Maj 2020, 13:27

  • Share

Bizneset në qendrat tregtare ishin ndër të parat që u mbyllën pas përhapjes së pandemisë. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka zhvilluar sot një takim me disa nga këto biznese që kanë përfituar për bagën e luftës.

Nga ana e tyre bizneset kanë konfirmuar se e kanë marrë pagën e luftës. Ndërsa Ibrahimaj tha se qeveria do ti qëndrojë pranë.

"Juve jeni nga bizneset e para që jeni mbyllur sepse keni operuar në qendrat tregtare dhe jeni hapur vetëm para dy javësh. Qeveria shqiptare vendosi që të aplikojë pagën e luftës që stafi mos largohet dhe të kishte një lloj përftimi. Uroj që ta kalojmë këtë situatë dhe mos kemi të tilla nevoja", ka deklaruar Ibrahimaj.

Komunikimin e Ibrahimajt e ka postuar edhe  kryeministri Rama ne Facebook i cili shkruan se "Qeveria bën të ditur se janë 110 mijë e 405 individë që kanë përfituar 40.000 lekë nga paketa e zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar pagën e luftës nga paketa e parë".

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?