Igli Tare, Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale

Sport

Ibrahimovicit i del situata nga kontrolli, Igli Tare gjithnjë e më larg Milanit

12 Mars, 16:26| Përditesimi: 12 Mars, 16:28

  • Share

Nga të 'destinuar për një bashkëjetesë', te një raport i ndarë dhe jo për meritë të Igli Tares. Mes Milanit dhe drejtorit sportiv duket se gjërat janë bërë të komplikuara dhe e gjitha për shkak të bërrylave dhe kompetencave në klubin kuqezi.

Ibrahimovic, që ishte në favor të Igli Tares, duket se ka humbur pikë për marrjen e vendimit dhe rolin vendimtar e ka marrë Giorgio Furlani, administratori i deleguar i Milanit që udhëtoi në SHBA dhe zhvilloi një takim me pronarin e klubit, Gerry Cardinale.

Me pushtetin për firmën, Furlani do jetë ai që do vendos për emrin e drejtorit sportiv dhe i preferuari i tij është Fabio Paratici, ish-drejtori i Juventusit dhe Tottenhamit. Gjithashtu mendohet se Milani do bashkojë drejtorin me Max Allegrin, ish-in e "Zonjës" që së bashku fituan disa trofe radhazi te Juventusi.

Mes Ibrës dhe Furlanit duket një mospajtim i hapur në ide dhe emra, por në fund të gjitha formulat të çojnë se vendimin final e merr personi që ka firmën dhe vulën, e në këtë rast Furlani pëlqen Paraticin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?