Shfaqja e Argita Malltezit në Kuvendin e Rithemelimit ka nxitur polemikat nëse vajza e Sali Berishës do të futet në politikë. Ish kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv me Denis Mingën foli për një miqësi të hershme mes Argita Malltezit dhe Lulzim Bashës. Elezi tha se Bashën në selinë e PD e ka sjellë vajza e Berishës.
“Basha do jetë e ardhmja e Shqipërisë”, nuk funksionon logjikisht. Nëse ne vajtjen e Bashës në Amerikë, qenien e Bashës me kostum perëndimor, nëse janë këto cilësi që e bëjnë një person lider jam dakort të ndërrojmë përkufizimin për liderin... Për mua lideri është ndryshe një njeri që frymëzon. Demokratët nuk janë as në linjën e zotit Basha as në linjën e zonjës Malltezi.
Zonja Malltezi e solli Bashën në PD. Kam qenë dëshmitar kur Basha ka ardhur për herë të parë në PD. Nuk i rrinin as pantallonat tamam. E futën dhe vjen dikush e sheh këtë është shok i Sokolit. Basha në punën e tij së bashku me zonjën Malltezi kanë qenë një rreth shoqëror.
Zonja në fjalë dhe babai i saj e kanë katapultu Bashën. Kjo tregon se sido të rrotullohet puna këta do jenë prapë. Këta janë në bashkëpunim me njëri tjetrin. Këto i dinë njëri tjetrit gjëra që po të flasin e hedhin në zjarr njëri tjetrin. Dalja e Malltezit nuk është e rastësishme. Forma e kontrollit të demokracisë është që kontrollove ato që janë kandidatë, po që se janë kandidatë janë gjithçka”, tha Elezi.
Lajmi kryesor:
Logu: Vizita e Bashës në SHBA mesazh për shqiptarët dhe demokratët! Meçe: Grupi i partive të djathta ndërkombëtare i dha goditjen e dytë Berishës
B.K//ReportTv.al