Ibsen Elezi: Gaz Bardhi i diskredituar në opinionin publik! Logu: Gjekmarkaj nuk është angazhuar në Lezhë si deputet! Toska: Demokratët le ta shprehin marazin

23 Shtator, 18:04| Përditesimi: 23 Shtator, 18:28

  • Share

Gara për zgjedhjet e 2025-ës është afër dhe në Partinë Demokratike përgatitjet duket ende nuk janë në pritshmërinë e duhur.

Në ‘Studio Live’ ish kryetari i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi foli edhe për përplasjet mes demokratëve në Lezhë, ku pati kritika ndaj vendosjes së Agron Gjekmarkaj si koordinator politik i këtij qarku.

Elezi thekson për Arbër Hitjan se në PD ka mungesë të funksionimit institucional dhe njerëzit po humbasin besimin tek kjo forcë politike.

'I dërguari politik drejton qarkun, është personalitet i lartë i partisë. Nuk garohet për një detyrë. Është apo jo Gjekmarkaj personi i duhur kjo është çështje tjetër. Gjithmonë është operuar duke deleguar detyra dhe emëruar persona që nuk përfaqësojnë interesat e njerëzve aty. Kjo që ndodhi në Lezhë është frustrim i ka kohëshëm. Personat e degës në Lezhë marrin përgjegjësi për atë që ndodh në terren.

Ti shtosh gjendjes katastrofike edhe këtë gjë, ti çosh Gjekmarkaj. Humbet besimin tek elektorati dhe strukturuar drejtuese e PD-së. Kur humbet besimi dhe struktura drejtuese e një rrethi të madh si Lezha nuk ka besim më tek ky lidership. Mungesa e funksionimit institucional çon këtu. Ka pasur ankesa edhe për mënyrën si janë zgjedhur kryetarët e partive në degë. Këto janë problematikat. Nuk janë vetëm në Lezhë por kudo. Degradimi ka çuar në humbjen e besimit.'

Avokati pranë grupimit të Lulzim Bashës, Besart Logu thotë se kjo pakënaqëi ndaj Gjekmarkaj vjen edhe prej angazhimit të tij të pakët si deputet në qarkun e Lezhës ku kandidoi në 2021.

'Populli thotë ç’të mbjellësh do korrësh. Çarja e partisë dhe konflikti vertikal kemi këtë situatë sot. anëtari janë më të ndjeshme se strukturat e qendrës. Nuk janë aq politikanë sa të përtypin të tilla gjërash. Grupimi i Bardhit, janë pa strukturuar pa anëtarë dhe asgjë. Dhe me të drejtë grupimi i ish foltores, thonë prit një herë, nuk po sillni vota. Kur nuk sjellin asgjë për konfliktin tonë. Do të sjelli një situatë të tillë. Nuk është se, grupimi i Foltores, futen në rresht, i kanë shpërthime momentale. Vjen se Gjekmarkaj si deputet i qarkut Lezhë nuk është angazhuar në funksion të zonës. Hapeni profilin e facebook-ut, nuk ka përfaqësuar zonën. Zoti Gjoni i ka ato ngarkesa, por a priori është zgjedhur me votë. Kishte një vit para, mund të jetojë në Tiranë, por bënte takime në fshatra i bënte hyzmetin. Vjen Gjekmarkaj dhe i merr punën.'

Gazetari Almer Toska shprehet se këto debate duhet të bëhen në parti dhe njerëzit le të shprehen.

'Jo çdo përplasje duhet parë me syrin e zi. Le të ndodh. Demokratët le të shprehen le ta nxjerrin marazin. Është një forcë politike që në 2 vite urrejtja ka qenë emocioni më i fortë. Është e drejtë të shprehen. Gjekmarkaj në Lezhë mori rezultatin e 2021 që është ky që është. Këto emocione le të shprehen. Edhe qendra s’mund të marrin më demokratët që të marrin çdo direktivë që i jepet.

Kjo i bën drejtuesit në Tiranë të jenë më syçelë dhe të pyesin bazën se çfarë vendimesh të marrin. Çfarë do prodhoj rezultati i qarkut me ardhjen e Gjin Gjonit. Është njeri i punës, ka marrë në këto momente një sipërmarrje goxha të vështirë, të menaxhoj fushatën, i ka vendosur gjoksin përballë qeverisë së pasur me grupet kriminale në qarkun e Lezhës. A do jetë personi i duhur së bashku me Gjekmarkaj të mundin pushtetin është gjë tjetër, se sa do arrihet dhe të vendosin për një listë më të mirë, duke mos ricikluar emra të vjetër , është vendimmarrje e qendrës.'

Logu më tej vijoi duke evidentuar qarkun e Korçës si mjaft problematikë për PD-në, pasi do të udhqëhiqet nga Ivi Kaso që nuk i përket qytetit të Korçës, por vjen nga Fieri.

'Shoh problematikë Korçën, pas humbjes së 2021, e para që shpërtheu nga degët. Nuk e di sa do mundet dot Ivi Kaso, që nuk e lidh dot atë qark. Nuk e di sa do e organizojë? Qytetarët e kanë pak merak aty, janë paksa fanatikë duan të përfaqësohen nga qyteti.'

Ndërsa Elezi sheh figurën e Gazment Bardhit, si të diskredituar në opinionin publik.  

'Gaz Bardhi është i diskredituar në sytë e opinionit publik. Të thuash që po sakrifikon është budallallëk. PD nuk është e përçarë, është e zhbërë nga ana funksionale. Nuk bëjnë politikë. Kanë humbur kredibilitet. Ka rënë raporti i besimit. Të thuash që zoti Bardhi mund të shtojë votat në Fier, kushdo qoftë atje është shumë e vështirë. E gjithë situata në të cilën ndodhet partia. Pjesa më e madhe nuk mbledhin dot kryesinë.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?