Aplikimi për dokumentet e identifikimit, emigrantët shqiptarë tashmë mund të zgjedhin nëse duan pasaportë biometrike apo kartë ID

25 Tetor, 21:15| Përditesimi: 25 Tetor, 22:42

  • Share

Emigrantët shqiptarë jashtë vendit, tashmë nuk e kanë më të detyrueshëm të pajisen njëkohësisht me Letërnjoftim Elektronik (kartë ID) dhe me Pasaportë Biometrike.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Brendshme, duke filluar nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të përzgjedhin dhe të aplikojnë për cilën kanë të nevojshme.

Ndryshimi vjen si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.

“Ftojmë gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë përfaqësitë tona diplomatike për më shumë informacion e për të kryer aplikimet për Letërnjoftim elektronik!“, thuhet në njoftim.

Për aplikimet, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë duhet të paraqiten pranë përfaqësive diplomatike.

Ndërkohë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në SHBA, bënë me dije edhe risitë që sjell kjo nismë.

"Procedura më të thjeshta për qytetarët shqiptarë. Ulje të kostove të aplikimit. Akses më i lehtë në dokumentet e nevojshme", njofton ambasada.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?