Kronikë

Idajet Beqiri i nxjerr faturat Mark Markut: E mora në punë kur ishte i rrënuar dhe i paushqyer, tani bën sikur s’më njeh

27 Qershor 2019, 00:00| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 00:13

  • Share

 

Idajet Beqiri, i cili është kthyer në personazhin e momentit pas kërkesës së tij në Kolegjin Zgjedhor, i cili zhvlerësoi dekretin e Ilir Metës për mbajtjen e zgjedhjeve, ka replikuar me ish-deputetin Mark Marku, që e ka përmendur në një emision. “Për analistin e Saliut, ish- studentin që u bë pedagog, Mark Marku… dhe “ushqeje qenin, të të hajë kokën”…

Aty nga fillim viti 1992 Mark Marku, analisti i Saliut dhe i Lulit te “Opinioni” i Fevziut, më erdhi në zyrë krejt i rrënuar, i pa ushqyer, i veshur keq. Isha drejtor dhe kryeredaktor i gazetës “Kombi” qysh nga korriku 1991, deri në vitin 2003. Kulmin e saj “Kombi” e kishte në vitet 1991-1995, tirazhi i së cilës arriti 20 mijë kopje të shitura.

Më tha se ishte student, por në gjëndje të mjeruar ekonomike. Pa ia ditur bindjet politike, pa pyetur nëse ishte i Saliut apo i krahut tonë progresist, e mora në punë si korrektor gazete. I jepja për çdo numur gazete 1500 lekë, të cilat për kohën ishin një pagë mujore e mjaftueshme për të mbajtur një familje. Gazeta “Kombi” në çdo numur e bënte “llum” Sali Berishën, duke e stigmatizuar si agjent të Serbisë, si dallkauk, sharlatan, përçarës dhe vrasës të shqiptarëve.

Marku i korrektonte bukur këto shkrime! Kur Saliu më burgosi në qershorin e vitit 1993 sepse në gazetën “Kombi” i thash me gërma të mëdha në një faqe gazete “Berisha ti je vrasës i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”, korrekturën e këtij shkrimi e bëri Mark Marku… Marku dje në emisionin e Fevziut “Opinion”, pasi bëri sikur nuk ma dinte emrin, tha se unë isha edhe i dënuar! Analisti Lorenc Vangjeli i kujtoi Markut se Idajet Beqiri u dënua se i tha në gazetë Sali Berishës vrasës!

Marku bëri të paditurën! Kjo është një nga dhjetëra borderotë e pagesave që firmoste Marku te mua. Kam veç borderove të ruajtura, sepse mund t’i duhen Markut për pension nesër, edhe ca gjëra të tjera të tij… Epo kësaj i thonë “ushqeje qenin, të të haj kokën””, shkruan Beqiri./Tema

 

Komento

Komente

  • KASAP DERRASH REXHEP LEKA [ KEPI ]: 27/06/2019 23:04

    NJERIU MOSMIR NJOHËS ËSHTË NJERIU MË I KEQ I KËSAJ BOTE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?