Silva Caka dhe Ilir Meta

Idajet Beqiri: Ilir Meta drejt burgut, po mbron Serbinë dhe komunizmin me Silva Cakën, stani i LSI në panik

11 Shtator 2022, 14:09| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 14:16

  • Share

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po sulmojnë avokatin Idajet Beqiri përmes ish deputetes së LSI, Silva Caka. Shkak i këtij sulmi janë qëndrimet publike të Beqirit për korrupsionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Silva Caka tha sot se avokati Beqiri ishte dënuar në Belgjikë, por pa theksuar se për çfarë, që në fakt ka mbrojtur çështjen kombëtare, sidomos luftën për çlirimin e Kosovës. Dy ditë më parë Caka tha se Beqiri ishte dënuar nga drejtësia e regjimit komunist.

Në përgjigjen e tij, Beqiri shkruan se Silva fillimisht mori në mbrojtje sistemin komunist, duke iu referuar një vendimi të gjykatave të regjimit, ndërsa tashmë po merr në mbrojtje Serbinë. Beqiri thotë se zonja Caka ka humbur qetësinë pasi Ilir po i ikën në burg, ndërsa e këshillon zonjën të largohet nga stani i LSI. Avokat Beqiri, në reagimin e tij, ka sqaruar se vendimet që tund Silva Caka janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë si politike.

Reagimi i plotë i Idajet Beqirit

Silva, e le kokrrën e namit! Pavarësisht se skraparllinjtë për "biografinë" e të parëve të tu thoshin "Rroftë Pylli i Helmësit", se atë pëlqeu Enver Hoxha nga maja e Panaritit, kur strehoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare, e jo familjen tuaj që ishte pranë pyllit, përsëri tregohu pak e matur dhe me sadopak logjikë kur shkruan. Po bënë gabime  fatale, për të mos thënë faje!

Më vjen keq të them që, t'i i ngjave Ganiut, i cili privilegjet e pafundme të Enver Hoxhës, rrjedhojë e "pyllit" në fakt, i shpërbleni me mosmirënjohje. Por së paku bëhu pak serioze në raport me historinë bashkohore, pasi me të kaluarën, jo vetëm në korrupsion (këtu për hirë të së vërtetës jeni "mirë"), por edhe në shumçka tjetër të jetës tuaj, të mbushur mirë, ti dhe Ilir Meta jeni copë copë!

Në përgjigjen e parë që të dhash, në pikën e katërt, të shpjegova vet unë faktin që "u shpalla në kërkim ndërkombëtar në 182 vënde të botës", sepse duke qënë themeluesi dhe në krye të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar dhe në Armatën Kombëtare Shqiptare, i shpallëm luftë të re Serbisë për t'a larguar nga Mitrovica Veriore dhe për të marrë sa më parë Kosova Statusin e shtetit Sovran dhe të Pavarur. Për këtë u dënova unë dhe të tjerë, moj Silvi i Ilirit, dhe ti, po të kishe pak kulturë të lexuari, do të ishe njohur me këtë të vërtetë dhe nuk do të bëje fajin e dytë, pas të parit.

Fajin e parë e bëre duke marrë në mbrojtje sistemin diktatorial të Enver Hoxhës, duke e konsideruar vendimin politik të dënimit qesharak të një drejtuesi të një institucioni të rëndësishëm të kohës me 4 muaj burg, të drejtë! Nga ana tjetër, po ti (Ganiu po e po), e quani atë sistem diktaturë të egër që jepte dënime gjyqësore të padrejta! Shiko sa qesharake  bëhesh?!

Fajin e dytë po e bën tani, nga injoranca domosdo, por edhe nga emocionet e forta se po të ikën Iliri në burg, dhe ti nuk e imagjinon  dot veten të rrosh pa të! Kjo injorancë konsiston në faktin që, nëse i thua vetes shqiptare, duhet të më thurje lavde mua, sepse luftova, sakrifikova, humba privilegjet në Belgjikë, ku gëzoja të gjitha të mirat që më jepte në qendër të Europës "Statusi i të Burgosurit Politikë" të regjimit neofashist të Berishës, që gëzoja me gjithë familjen time.

Nëse do të dije të lexoje, nëse do të kishe sadopak kulturë politike (mjerë vendi dhe populli për të tillë deputete, që meritë të vetme kanë pëlqimin e kryetarit), do të tregoheshe sadopak e kujdesshme për të mos e evidentuar veten si një proserbe e neveritshme.

Shqiptarët e dinë që aktet dhe veprimtaria e LPK, UÇK, LKÇK, PUK, FBKSH, AKSH etj, të cilat kush më shumë dhe kush më pak, udhëhoqën  popullin e Kosovës në luftë për Pavarësinë dhe Liri, u anatemuan, u sulmuan, u sabotuan, u burgosën në Shqipëri, u bë tradhëti kombëtare me thyerjen e embargos së armëve dhe të karburanteve, në favor të fashistit Millosheviç, prej agjentit potent të Serbisë, ish Presidentit të Republikës Sali Berisha. Me këtë postimin tëndin sqiptarët po kuptojnë që  Ilir Metën, ju "koneve" të vogla, "kamikaze" të tij,  lidhjet me Sali Berishën, nuk i paskeni vetëm për të bërë korrupsion të paimagjinuar, me të cilat nga sot e deri në fund shqiptarët do t'i mësojnë me prova, me fakte dhe me kallëzime konkrete, por i paskeni edhe  për të mbajtur Shqipërinë të destabilizuar në interes të flamës së Serbisë së vjetër të Millosheviçit.

Shqipëria dhe historia e saj politike nuk fillon ditën që t'i Silvi u bëre me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar pranë Ilir Metës (sepse Monika nuk të afron, përkundrazi t'a rregullon mirë qejfin). Lexo veprën "Shqipëria ime", lexo vendimarrjen e gjykatave dhe të Qeverisë së Kosovës për mos ekstradimin e Idajet Beqirit në Belgjikë dhe pse u refuzua kategorikisht ky ekstradim, me qëllim që ti, posaçërisht Iliri yt (sepse për Sali Berishën nuk mund të bëhet fjalë), të  mos jeni më serb se serbët!

Për këtë ngjarje, moj Silvi, unë u arrestova në Gjermani, bëra 6 muaj burg dhe u ekstradova në Shqipëri, pasi ishte hapur një proces gjyqësor kundër meje, kundër Gafurr Adilit dhe Taip Mustafajit. Shqiptarët e vërtetë moj Silvi, jo sërbofilët e pakët të kallëpit tuaj, kur unë mbrrita me pranga në duar në Rinas dhe putha tokën shqiptare, kanë derdhur lotë në emër të atdhetarisë dhe të shqiptarizmit.

Gjykata e Apelit Tiranë dhe Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë më  deklaroi "Të pafajshëm". Gjykata e Namurit në Belgjikë, për të njëjtën çështje, për të njejtat ngjarje dhe fakte, domethënë për një gjë të gjykuar, duke vlerësuar marëdhënijet e mira që ka me Serbinë, vlerësoi se unë duhesha dënuar politikisht, sepse një pjesë e veprimtarisë atdhetare antiserbe e kishim kryer duke qënë në Belgjikë.                    

Silvi, të ripërsëris të ikësh me vrap nga ai "stan" ku po bënë rolin e "kamikazes", sepse veç të qënurit bashkëpunëtorë në rolin e ndihmëses dhe përfitueses nga korrupsioni marramendës i Ilir Metës, do të kesh telashe të tjera nga Monika...

Ora 15:10
Përplasja me avokatin Beqiri, Caka: I dënuari për falsifikim dhe me kartelë të kuqe nga Interpoli nuk i fshihet dot të vërtetës

1661253285_77787845770x387.jpg

Ish deputetja e LSI, Silva Caka vijon përplasjet me Idajet Beqirin, të cilin e cilëson si ‘avokati’ i denjë për Rilindjen që ka qenë i dënuar për falsifikim dhe mashtrim.

Sipas saj, Idajeti, mund të fshihet pas pseudonimeve të tij: "Petrit Tepelena", "Alban Vjosa" dhe "Kolonel Ilir Duraku" por nuk i fshihet dot të vërtetës. Në një tjetër dokument të publikuar sot, tregon se Breqiri ka qenë i dënuar me 4 vjet nga Gjykata e Shkallës së Parë në Liezh, rikonfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe ajo e Kasacionit në Belgjikë.

Akuzat që rëndojnë mbi të janë për mashtrim dhe falsifikim. Ndër të tjera duhet sikur paralajmëron se do të nxjerrë akoma më shumë vendime gjykatash.

"Avokati" i denjë për Rilindjen, i dënuar për falsifikim dhe mashtrim në çdo kohë, brenda dhe jashtë vendit. Rilindja nuk ka një "avokat" më të denjë se Idajeti. Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së PPSH, që e ka dënuar për falsifikim me 1 vit burgim dhe pas mëshirës që kërkoi ju ul dënimi në 4 muaj, një tjetër vendim zbulohet për këtë kampion të mashtrimit dhe falsifikimit.

Idajeti siç faktohet nga ky vendim është dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Liezh, rikonfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe ajo e Kasacionit në Belgjikë. Me kartelë të kuqe nga Interpoli, ky "lehës" i tredhur nga gjykatat, fshihet studiove dhe portaleve ku ndërsehet pa pushim nga Rilindja kundër Ilir Metës. Idajeti, mund të fshihet pas pseudonimeve të tij: "Petrit Tepelena", "Alban Vjosa" dhe "Kolonel Ilir Duraku" por nuk i fshihet dot të vërtetës.

Sa më shumë leh Idajeti, aq më shumë vendime gjykatash dalin. Gjynah për nipërit dhe mbesat që Idajeti në vend të përrallave, duhet t'i rritë me vendimet e Gjykatave që e kanë dënuar në çdo kohë. Falsifikator dhe mashtrues me vendim gjykate, a ka kush që të beson mor i gjorë?!”, shkruan Caka.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 11/09/2022 16:44

    Ik moj caka se nuk mbulohet hajduti dhe spiuni me pallavrat tuaja

    Përgjigju
  • Kopenhagen: 11/09/2022 15:35

    Po perplasen hajdutet, njeri hajdut xhepash dhe mashtrues me petkun e avokatit, tjetri hajdut i shtetit dhe endrrave te mijera te rinjve nen petkun e politikanit. Keta duhen futur brenda, dhe tua hedhesh celesat aty ku nuk i gjendet fundi detit. Plehra.

    Përgjigju
  • KASAP TRAP REXHEP BULE ÖEKA [ KEPI ]: 11/09/2022 15:14

    Shikoni Silvi Cakan vjen nga familja më e flliqur komoniste e tani kjo vrom na konvertohet në demokrate. Po kjo në fakt është një dallaverexhie e një servile më keq se pasardhësit e saj komonist flliqsira. E kjo është bij komonisti tësëmur që dënonte Shqiptarët e vërtet që ishin kundra kriminelit Enver Hoxha. E kjo sot është besnikja e spiunit Hajdut Ilir Metaj. Se aty ky mikrob me emrin silva gjen terenin e përshtatshëm për tu zhvilluar një teren 37 grad dhe pjatën bujon. O e mjera Shqipëri kur Silvi bën politik e Likja udhëheq e popullin Shqiptar zvarr e tërheq. Haroje o Silvi qelbësira se ti do vazhdosh e popullin Shqiptar ta mashtrosh o jashqitje kombi.pty rac pise rac komoniste.

    Përgjigju
    • Vejsiu: 11/09/2022 18:37

      Po kur po e shohim pas hekurave Ilir hajdutin,spiunin,kriminelin,vrasesin,kete po presin te gjithe.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?