Izet Haxhia

Avokati Idajet Beqiri denoncon: Izet Haxhinë tentuan ta helmonin në burgun e Reçit, ka armiq të fortë! 'Burgjet': E pavërtetë

12 Prill 2023, 14:12| Përditesimi: 12 Prill 2023, 19:03

  • Share

SHKODËR- Avokati Idajet Beqiri ka denoncuar se ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë kanë tentuar ta helmojnë në burgun e Reçit. Në një komunikatë për mediat, Haxhiu pretendon se punonjës të burgut të Reçit i kanë dërguar në qelinë e izolimit, Haxhisë një qese me ilaçe dhe i kanë thënë që ia kanë dërguar familjarët. Por sipas Beqirit, Haxhia menjëherë ka kontaktuar me familjarët e tij, pasi çdo ushqim apo ilaç e merr nga motra e tij. Beqiri shkruan se motra i ka thënë Haxhisë se nuk ia ka dërguar ajo qesen me ilaçe dhe kështu sipas tij kjo është një tentativë për ta helmuar dhe për ta hequr qafe.

Beqiri thotë se Haxhia ka kërkuar takim me drejtorin e burgut të Reçit, por i kanë thënë se ilaçet i janë dërguar gabimisht. Ndërkohë. Beqiri thotë se po përpiqen që të eliminojnë Haxhinë pasi ka kundërshtarë të fortë dhe sipas tij kjo tentativë vjen edhe pas kallëzimeve të forta që Haxhia ka bërë ndaj Sali Berishës, të cilin e ka akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit, apo edhe për Ilir Metën. Haxhia ka thënë vite më parë kanë dhënë 1 mln euro për ta eliminuar fizikisht. Izet Haxhia është i vetmi person i dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

"Në datën 10 prill 2023, në dhomën e izolimit të Burgut të Reçit, ku ndodhet ende i paraburgosur Izet Haxhia, i ka shkuar një "pako me ilaçe"! Izet Haxhia ka pyetur punonjësin e Burgut se cili nga familjarët e tij i kishin sjellë këto "ilaçe". Punonjësi i IEVP Reç i ka thënë se këtë pako me "ilaçe" dhe "vitamina" t'a kanë sjellë njerëzit e familjes tënde. 
Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj, i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj.
Motra e tij Ilmia, tepër e shqetësuar, e ka vënë në dijeni se nuk i ka sjellë asnjë llojë "ilaçi" atij, dhe e ka porositur të vëllan që të mos i përdorte ato në asnjë rrethanë!
Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një "gabim", pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto "ilaçe" deri në dhomën e izolimit të Burgut ku qëndron Izet Haxhia. 

Izet Haxhia është larguar me urgjencë nga Burgu 302 "Mine Peza" në Tiranë dhe është transferuar në Burgun e Reçit me arsyetimin se ishte në kushte paraburgimi dhe duhet të kalonte në regjim kampi në IEVP Reç. Në fakt ai për 20 ditë mbahet i izoluar shumë më keq se një i paraburgosur në Burgun e Reçit, duke lënë shkas për veprime të tilla të dyshimta, si kjo me "ilaçet", për t'a eleminuar atë fizikisht! Bota e krimit, e cila i ka tantakulat e saj shumë të forta në Burgje, për shkak të një kallëzimi penal tepër serioz që Izet Haxhia ka bërë kundër ish Presidentit të Republikës Sali Berisha, ish Kryeministrit Ilir Meta etj, kallëzim penal që është rregjistruar në SPAK në vitin 2019 dhe është në proces hetimi, kërkojnë eleminimin e tij.

SPAK, megjithëse e ka për detyrë t'a marrë në mbrojtje të posaçme këtë kallëzues dhe dëshmitarë okular për një numur të konsiderueshëm krimesh tepër të rënda të kryera në kuadrin e organizatës kriminale prej dy ish pushtetarëve më të lartë të vendit, Sali Berisha, Ilir Meta, etj, jo vetëm që i zvarrit prej 4 vjetësh pa shkak hetimet, por me qëndrimin e vet jo ligjor, e lë këtë kallëzues dhe dëshmitar okular në mëshirën e krimit të organizuar për t'i marrë jetën atij. "Alarmi" që ka dhënë Ilmie Haxhia, motra e Izet Haxhisë, pas aktit të paprecedent me të ashtuquajturat "ilaçe", duhet vlerësuar me seriozitetin e kërkuar nga ligji nga Ministria e Drejtësisë dhe SPAK, për të siguruar jetën e Izet Haxhisë", ka thënë Beqiri. 

Mirëpo, një lajm i tillë është mohuar nga Drejtoria e Burgjeve. 

"Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjeter me të njejtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse.

Infermjerët e turnit, V.Gj dhe A.S kanë  marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për tja dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja. I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermjerët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A. Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë", thuhet në reagim. 

Ato theksojnë se Haxhia vijon të mbetet i burgosur në burgun e Reçit dhe nuk është transferuar në asnjë qeli tjetër. 

Ora 18:59
Idajet Beqiri tregon në Report Tv bisedën me Izet Haxhinë: Ja pse dyshoi se donin ta helmonin

 

Në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Idajet Beqiri ka zbuluar komunikimin me Izet Haxhinë dhe arsyen që e çuan të dyshojnë se kanë dashur ta helmojnë.

“Kam njoftuar nga motra, e cila ishte shumë e shqetësuar. Më tha që kishte shkuar në dhomën e izolimit dhe i kishte çuar një paketë me ilaçe dhe vitamina që t’i kanë sjellë të familjes dhe ai është stepur dhe ai marrëdhëniet i mban vetëm me motrën e tij dhe për çdo gjë. Fakti që motra nuk i kishte nisur ilaçe, ai u shqetësua dhe telefonoi motrën. Më tha “duam të më helmojnë”. Më tha erdhën në mënyrën e çuditshme, nga mënyra se si m’i afruan, si ikën dhe që nuk vinin të më sqaronin, kjo më bëri të isha dyshues. Po e diskriminojnë rëndë në burg”, tha Beqiri në Report Tv.

Ora 16:36
Është tentuar helmimi i Izet Haxhisë? Drejtoria e Burgjeve: E pavërtetë! Është bërë një ngatërresë ilaçesh mes të burgosurve

1681310306_eeeeeeeeeeeeee.JPG

Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se nuk ka pasur asnjë tentative për të helmuar Izet Haxhinë. Me anë të një njoftimi për media, “Burgjet” kanë sqaruar se është bërë një ngatërresë pwr Izet Haxhisë dhe të një burgosuri tjetër me të njëjtin emër.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në portalet online, sipas të cilave janë informuar nga Avokati Idajet Beqiri, se klienti i tij Izet Haxhia në IEVP Reç Shkodër,  “ tentohet të helmohet, me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit”

Sa më sipër informojmë opinionin publik se; Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjeter me të njejtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse.

Infermjerët e turnit, V.Gj dhe A.S kanë  marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për tja dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja. I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermjerët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A. Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë.

Sqarojmë se i dënuari Izet Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, siç portalet shkruajnë, por është shoqëruar tranzit për të marrë pjesë në gjyq me datë 13.04.2023, ora 10:00. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dënuari do të kthehet përsëri në IEVP Reç Shkodër. Pra këto deklarata janë absolutisht të pavërteta”, thuhet në reagim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?