Foto ilustruese

Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë, BE-ja: Të koordinohet me palët dhe lehtësuesin në dialog

7 Korrik 2023, 11:56| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 12:05

  • Share

Ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hodhi në opinion publik një ide për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, e cila, sipas tij, do të duhej të synonte shtensionimin e situatës mes palëve. Në lidhje me këtë temë, është deklaruar edhe Bashkimi Evropian.

Sipas BE-së, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me ndërmjetësit në dialog dhe palët.

“Ne mirëpresim çdo mbështetje të nivelit të lartë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në këtë moment sfidues. Megjithatë, çdo iniciativë e tillë duhet të koordinohet me Lehtësuesin dhe Palët, të cilët janë të përfshirë në dialog, dhe përfundimisht të vendosin për axhendën dhe ritmin e negociatave të tyre.” - theksohet në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano për gazetën online Reporteri.net, transmeton Nacionale

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i qeverisë Edi Rama bisedoi në Bruksel më zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë Michelin. Kreu i qeverisë shqiptarë u shpreh se është koha që të zhvillohet një konferencë e nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetje të BE-së dhe SHBA-së, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 08/07/2023 15:54

    Propozimi Edi Ramës është shumë i drejtë.Nuk ka pse të Shkohet në Briksel 1000 her pa zgjidhur problemi që është shumë i tjjesht për 1 konferenc me dyer të mbyllura 24 orë..Ose bëje ose ik nga pushteti me saksione.Nuk ka të bëj fare me ATO qëllon militantët. -Nuk mund të mbroi sigurinë në Kosovës NATO pafundësisht..deri sot 24 vite.Kjo është marrzi për të cilën deklaroi Bill Clinton..!

    Përgjigju
  • Arbëri: 07/07/2023 14:11

    Njeriu normal që e quan veten Shqiptarë nuk e bë këtë propozim të shëmtuar antikombëtar. Ky propzuesi fatzi e din se po që se do pranohehej ajo konferens , me njëher do bie edhe vendimi i Gjykates Nderkombtare për pavarsin e Kosovës…! Prandaj e them e perseris për të milionten herë se Edvin shqipfolësi pumpmunstycket kunder shtetsis së Kosovës dhe kthimin e saj prap nën Serborusi. Kjo është Tradhti Kombtare e pariparueshme e EKR tradhtarit…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?