Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta

Ideja e Superligës së Europës, Joan Laporta: Nis në 2025, të na bashkohet edhe UEFA

5 Janar 2023, 18:02| Përditesimi: 5 Janar 2023, 19:09

  • Share

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk i është ndarë idesë për Superligën e Europës. Një ligë me skuadrat më elitare të Europës ka bërë që FIFA dhe UEFA të jetë kundër kësaj ideje, me Gjykatën e Drejtësisë së BE që do shprehet mes marsit dhe prillit të këtij viti, nëse klubet e Barçës, Juventus dhe Real Madrid kanë të drejtën e propozimit.

Në një intervistë të fundit për Cadena Ser, presidenti i Barçës ka ftuar UEFA-n që të jetë në tavolinë si palë për këtë ide që sipas organizatorëve do sjellë shumë të ardhura për futbollin.

"Në mars ose prill do të kemi vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Do të jetë dicka shumë e rëndësishme. Superliga do të jetë një garë e hapur, ndryshe nuk do te isha bashkuar me këtë ide. Shpresoj që UEFA të zërë një vend ekstra në tavolinën e qeverisjes. Synimi është të fillohet në 2025, ndoshta pa klubet e Premier League, të paktën në fillim të kompeticionit", tha Joan Laporta.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?