Bryan Cristante dhe Weston McKennie

Sport

Ideja më e fundit e Juventusit, propozohet shkëmbimi McKennie - Cristante për Romën

26 Korrik, 09:29| Përditesimi: 26 Korrik, 09:30

  • Share

Ideja e fundit e merkatos së Juventusit është të realizojë një marrëveshje shkëmbimi me Romën, sipas La Gazzetta dello Sport. Bryan Cristante do t'i bashkohej Juventusit dhe Weston McKennie Romës, këtë kanë në plan bardhezinjtë.

Igor Tudor ka kërkuar dy mesfushorë dhe menaxheri i përgjithshëm Damien Comolli është i detyruar të shfrytëzojë kreativitetin e tij për shtimin e dytë në mesfushë.

Mesfushori i Juventusit është më i ri (26 kundrejt 30), por kontrata e tij skadon në më pak se dymbëdhjetë muaj (qershor 2026) dhe bisedimet në 'Continassa' kanë ngecur për ca kohë. Në rastin më të keq, McKennie do të qëndrojë deri në lirimin e tij.

Comolli e ka marrë në konsideratë edhe këtë mundësi, por përpara se të pranojë humbjen e ish-lojtarit të Schalke 04 si transferim i lirë, ai do të përpiqet ta shmangë atë duke parë çdo rrugë të mundshme.

Njëra çon te Roma. Një shkëmbim me Cristante po merret gjithashtu në konsideratë, një lëvizje e vlerësuar nga bardhezinjtë për cilësitë e tij në fushë dhe me vetëm një vit më shumë në kontratën e tij (që skadon në 2027) sesa ndërkombëtari amerikan. Formula është e njëjtë si për pozicionet e tjera, njëri vjen, tjetri largohet.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?