TIRANË- Kohëzgjatja e bojës nëpër gishtat e votuesve nuk do të jetë objekt akuzash mes palëve politike në 25 prill. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tashmë vendimin që i hap rrugë blerjes së pajisjeve për identifikimin biometrik të zgjedhësve. Lealba Pelinku, nënkomisionerja e KQZ tregon për report tv se si do të funksionojë kjo pajisje që do i identifikojë zgjedhësit nëpërmjet teknologjisë.
“Synohet të shmanget votimi i shumëfishtë i votuesve dhe në emër të të tretëve. Sistemi i pajisjes është konceptuar ta shmangë në kohë reale duke sinjalizuar tentativën për votimin e shumëfishtë dhe dokumentimin e kësaj gjëje. Sistemi do realizojë jo vetëm qendërzimin por dhe kryqëzimin e të dhënave, të bëjë verifikim të procesit ku mund të identifikohen shkelje”, shprehet nënkomisionerja Pelinku.
Nënkomisionerja Pelinku orienton zgjedhësit se çfarë duhet të kenë në konsideratë ditën e zgjedhjeve, përfshirë faktin që KQZ pas votimin do identifikojë të gjithë ata që janë përfshirë në dukuri të jashtëligjshme.
“Pasi të ketë mbaruar procesi i votimit do të realizohet qendërzimi dhe kryqëzimi me efekt verifikimi aposteriori pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për çdo qendër votimi gjë që e shmang në nivelet maksimale dukuritë e jashtëligjshme”, thotw Pelinku.
Por sa do i kushtojë shtetit identifikimi biometrik?
“Për të folur për llojin e aparaturës është ende herët. Do studiohet tregu për të kristalizuar një ide për vlerën e përafër të fondit të projektit”, vijon Lealba Pelinku.
Disa ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin që i hap rrugë blerjes së pajisjeve për identifikimin biometrik të zgjedhësve. Duke pasur në konsideratë kohën e shkurtër në dispozicion, në vendimin e miratuar ishte parashikuar dhe futja në fuqi e klauzolës e cila shmang afatin e detyrueshëm në tendera. Ndërkohë, këtë të hënë, KQZ ngriti grupin e punës për sigurimin e votës së emigrantëve. 6 anëtarët kanë afat deri në 15 nëntor për të sjellë një raport të detajuar që përmban kostot financiare, shembujt nga jashtë vendit, aktet juridike