Identifikimi elektronik, KQZ: Operatorët teknikë të gjithë në 6:00 në qendrat e votimit, askush të mos tërhiqet! Mbajnë përgjegjësi për shkeljet

13 Maj 2023, 16:21| Përditesimi: 13 Maj 2023, 21:44

  • Share

Të gjithë operatorët teknikë të caktuar për identifikimin elektronik të zgjedhësve për ditën e nesërme duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00. Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat njoftoi shkelja e rregullimit dhe  mosparaqitja nga ana e këtyre të fundit do ti ngarkojë ata me përgjegjësi ligjore dhe se KQZ do t’i shkojë deri në fund hetimit se pse janë tërhequr në minutën e fundit.

“Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin Pej që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 6 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori”, tha Pelinku.

Nënkomisionerja thotë se askush nuk mund të tërhiqet dhe gjithkush që do ta bëjë këtë do të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Është e vërtetë ka pasur raste të tërheqjes nga operatorët, por afati i tyre ka skaduar dhe çfarë do lloj tërheqje është një kosto e madhe për KQZ që është angazhuar për trajnimin e tyre. Kjo ishte dhe arsyeja e këtij mesazhi për të shmangur akte të papërgjegjshme, ne e kemi mundësi të hetojmë deri në fund rastin e tyre lidhur me tërheqjen. Në rast defekti, KQZ duhet të presë deri në 3 orë rregullimin e defektit, dhe në rastin e mos paraqitjes së operatorit ne kemi njoftuar të gjithë KQZ-të për operatorët. KQZ-të e dinë se cili është operatori, aty ku ka mungesë do vijojë me identifikimin tradicional. Ka pasur një numër të lartë problemesh, në Vlorë dhe Gjirokastër më së shumti”, tha Pelinku.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?