Identifikohen eshtrat e gjetura në Fushë-Kuqe të Kurbinit, i përkasin Mariglen Gjonajt, i zhdukur në 2015! ADN-ja u përputh me atë të mamasë së tij

3 Qershor 2022, 15:36| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 21:17

  • Share

LEZHË- Janë identifikuar eshtrat e gjetura në 3 prill të këtij viti në Fushë-Kuqe të Kurbinit. Ashtu siç edhe dyshohej eshtrat i përkasin Mariglen Gjonajt, i cili rezultonte i zhdukur që nga 2015. Identifikimi është kryer pas përputhjes së ADN-së së 16-vjeçarit të zhdukur 7 vite më parë, me ato të mamasë së tij, së cilës iu mor një profil ADN-je nga prokuroria për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Pas identifikimit, eshtrat e Mariglen Gjonajt janë tërhequr nga familjarët e tij në Fushë-Mamurras. Ata kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tij që rezultonte i zhdukur prej 7 vitesh. Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj kërkon që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë.

Në bazë të ekzaminimeve mjeko-ligjore të bërë publike më 26 prill të këtij viti, rezultonte se eshtrat ishin dëmtuar me mjete të forta, megjithatë ekspertët nuk arritën të përcaktojnë se cilët janë mjetet e përdorura për goditjen e viktimës, i cili dyshohet se është dhunuar më pas vrarë.

Kafka dhe mbetjet kockore u pikasën nga një banor me 3 prill, në një zonë me ferra dhe shkurre 30 metra larg rrugës që lidh Fushe-Kuqen me Adriatikun.

Ai njoftoi policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes. Ferrat dhe shkurret ku u gjet kafka dhe mbetjet kockore ishte përfshire nga flaket e zjarrit 10 ditë më parë, e që prej asaj kohë në zonë kishte nisur të ndjehej aromë e rëndë, duke shqetësuar banoret të cilët i kanë shtëpitë e tyre 200 metra më larg.

Mamaja e tij në një intervistë për mediat në kohën kur u zhduk i biri, tha se djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë, që kapnin vlerën 10 milionë lekë.

Kush është Mariglen Gjonaj

16-vjeçari Mariglen Gjonaj, u zhduk në rrethana misterioze në maj të vitit 2015, dhe familjarët nuk dinin asgjë për fatin e tij. Prindërit shpreheshin se ai atë ditë ka pasur në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra.

Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, ka shkuar si çdo ditë tjetër në shkollë më 18 maj. Por ai nuk është kthyer në orarin e zakonshëm dhe as në darkë, çka ka vënë në alarm familjen e tij. Ata kanë bërë denoncim në polici, por ndonëse kjo e fundit nisi hetimet, nuk u gjet asnjë gjurmë prej Mariglen Gjonajt.

Ditën që adoleshenti u largua nga banesa për në shkollë nuk kishte marrë as telefonin me vete. Nëna e tij, Luljana Gjonaj i bëri apel shtetit ta ndihmojnë për të gjetur të birin.

“Djali është zgjuar në mëngjes dhe më tha se kishte aktivitet atë ditë shkolla e tij. Mori dhe makinën e vëllait të tij dhe doli. Më tha se do të vij shumë shpejt. Ka qenë data 18 maj kur ai është larguar dhe nuk është kthyer. Kërkuam gjithë natën, duke pyetur njerëzit tanë për të, por me asnjërin ai nuk kishte pasur kontakte dhe nuk e kishin parë. Te nesërmen kemi njoftuar menjëherë policinë dhe kemi bërë edhe denoncimin për humbjen e djalit”, shprehej nëna e 16- vjeçarit, Luljana Gjonaj.

Sipas saj, si fillim policia u vu në lëvizje, por nuk mundën që të bien në gjurmët e të birit dhe më pas dita ditës kjo çështje po harrohej prej tyre.

“Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrenjtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”,- shprehej ajo.

Ora 18:30
Eshtrat e Mariglen Gjonajt tërhiqen nga familjarët, xhaxhai hap dyert e mortit: Autorët e këtij krimi të vihen para drejtësisë

 

Pas identifikimit, eshtrat e Mariglen Gjonajt janë tërhequr nga familjarët e tij në Fushë-Mamurras. Ata kanë hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tij që rezultonte i zhdukur prej 7 vitesh. Xhaxhai i Mariglenit, Fran Gjonaj kërkon që të zbardhet ngjarja dhe autorët e këtij krimi makabër të vihen para drejtësisë.

‘Zoti na ndihmoj, që u bë e mundur gjetja e eshtrave dhe ne të marrim një farë ngushëllimi, pas kaq vitesh. T’i bëjmë zanatin ta çojmë tek i ati. Kërkojmë drejtësi dhe tani shteti e di atë punë. Kemi ndejt me shpresën se djali do të ketë shkuar diku. Fati nuk e deshi ashtu. Kështu ne do të pranojmë. Duma ta dimë se kush e beri këtë. Ne do ti bëjmë ceremoninë djalit tonë dhe do të rrijmë në punën tonë.’- tha ai.

Ora 16:02
‘Të kemi një varr ku ta qajmë’, çfarë thoshte xhaxhai i të 16-vjeçarit për Report Tv për zhdukjen e nipit të tij

 

Pas gjetjeve të eshtrave në 3 prill dhe dyshimeve se ato mund t’i përkisnin Mariglen Gjonajt, Report Tv udhëtoi drejt fshatit Fushë-Mamurras për të mësuar më shumë mbi historinë e zhdukjes së adoleshentit. Aty gjetëm xhaxhain e Mariglenit, Fran Gjonajn.

'Nipi jonë është zhdukur me 18 maj 2015. Kam shkuar në komisariat kam bërë denoncim, kam thënë se me kë ka qenë herën e fundit, kur kam dëshmuar në komisariat të Laçit. Tani u bënë 7 vjet që ne nuk dimë se ku e kemi djalin. Nga Laçi e kemi çuar dosjen tek Krimet e Rënda, ato kanë bërë hetime sepse i kam ndjekur vetë. Me vonë në 2016, ato pasi u lodhën duke hetuar, kanë marrë dosjen dhe e kanë sjellë në Lezhë dhe e kanë mbyll për mungesë provash dhe e kanë sjellë në Lezhë. Prokurori ka qenë Përparim Kulluri, oficeri i hetimit të krimeve ka qenë Arben Bucaj dhe drejtori ka qenë Besim Hajdarmataj, kam komunikuar me ato vazhdimisht. Tani dje doli një lajmi, ai babin nuk e ka se është vra në 2005 dje e thanë se dyshohet se është kufoma që mund ti përkasë Mariglen Gjonajt. Tani këtë gjë e përcakton mjeku ligjor, në përputhje me ADN e nënës së vet që e kanë marrë që atëherë. ADN e kanë në dosje. Unë mendoj se ka punuar në maksimum drejtësia, i bëj apel shtetit që nëse do ti shkoj deri në fund do të themi se ka shtet. Ne do ta pranojmë si të jetë i gjallë i vdekur, ne e pranojmë. Vetëm të zbulohet e vërteta. Është i joni nuk është i joni të dalë dhe të na thonë se kujt i përkasim. Këtë mjekësia e vulos. Po është e jona ne e pranojmë dhe e rreshtojmë me të atin atje në varr dhe e mbledhim mendjen e shkojmë i ndezim një qiri. Në atë zonë bëhet fjalë se na është zhdukur, por rrimë me shpesën se ishalla del e vërteta në dritë. Me nxjerr të vërtetën i jam mirënjohës këtij shteti.'- tha ai.

*Intervistë e zhvilluar nga Report Tv në 5 prill

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?