Gjela Biba është gruaja 74-vjeçare nga Lezha që humbi jetën ditën e djeshme në kishën e Shna Ndout në Laç pasi u rrëzua teksa po kryente ritualin fetar.
Ajo humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra në disa pjesë të trupit, ndërsa indentifikimi i saj u bë në orët e mbrëmjes pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete.
E moshuara ka qenë pjesë e pelegrinazhit dhe është rrëzuar aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë, në vendin e quajtur shpella e Shna Vlashit, pranë kishës së Shna Ndout.